Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes llogarisë së tij private në Facebook, ka njoftuar për vdekjen e një të moshuare e cila nuk kishe familjarë.
Ai tha se qytetarja tashmë e ndjerë, i takon nacionalitetit serb në Shtëpinë e Pleqve dhe se për ritualin e varrimit është kujdesur Bashkësia Islame e Kosoves.
“Se bashku me Bashkësinë Islame organizuam varrimin. Dua që publikisht ta falenderoj Bashkësinë Islame për gjithë organizimin. Në fund humaniteti – njerzillaku është më i rëndësishmi.”, thuhet në postim.