Zekerija Bajrami

“Ai asnjëherë nuk bënte panik, çdoherë derti i tij primar ishte të mësojmë”

Pasi shkuam në Prishtinë ku u regjistrova në “Alauddin” ( në shkollë të mesme) duhej banesë private ku do banoja me ca shoqe nga Kosova, sepse konvikt vajzash nuk kishte.
Ishte koha tamam pas lufte ku rrymë nuk kishte me orë. E mbaj mend që babi kishte dert se do kemi ftohtë por nuk e thoshte.
Ai asnjëherë nuk bënte panik, çdoherë derti i tij primar ishte të mësojmë.
Na thoshte ehh shumë kushte të mira keni ju, vallahi dy fshatra i kam ecë në këmbë për ta ndrru baba dersin te filan hoxha, këpucët kur vija në shtëpi më mbusheshin me ujë, por vetëm një orë ta kthej kohën tuaj e të jem student nuk dua asgjë tjetër.
Kështuqë fjalët e tij të bënin të harrosh gjithçka, të përvjelësh krahët dhe të mësosh.
Nëse habiteshe pak dhe qëndroje kot, të thoshte, sedi vallah ju si i keni mbaru mësimet unë kam shumë punë!
Puna e tij e pa lodhshme ka treguar fryte të dobishme për mbarë ummetin dhe shoqërinë.
Allahu e shpërbleftë.
Qoftë pranë nesh gjithmonë ya Rabb (amin)
Bija yte: Emine Bajrami