1- Mos i beso sepse ai është fasik (bartës i fjalëve).
2- Ta ndalojë nga ajo, ta këshillojë dhe t`ia shëmtojë atë vepër.
3- Ta urrej atë për hir të Allahut, sepse ai është i urryer tek Allahu, dhe të urresh për Allah është obligim vaxhib.
4- Të mos mendojë keq për atë që është thënë se të ka përgojuar. Allahu ka thënë: “… largojuni paragjykimeve të shumta sepse ato janë mëkat.” (sure Huxhurat)
5- Për atë që është thënë të mos hulumtojë dhe gjurmojë. Allahu ka thene: “Mos spiunoni njëri-tjetrin…” (sure Huxhurat)
6- Të mos pranojë të tregojë bartjen e fjalëve.
Përshtati: Valdet Kamberi