Rtv Pendimi
Të ndryshme

Ai që nuk e respekton veten nuk do të respektohet nga të tjerët

Le të tregojmë me shembull se mund të jetë ndryshe

 

Thuhet: “Ai që nuk e respekton veten nuk do të respektohet nga të tjerët”. Çfarë do të thotë kjo në të vërtetë? Unë e respektoj veten time duke mos lejuar fjalë të shëmtuara dhe nënçmuese të kalojnë nga gjuha ime. Mësoj dhe përshtati rrethin tim që vetëm gjëra të këndshme të vijnë prej meje.

 

“All-llahu nuk do publikimin e shprehjeve të këqia,” (Kur’an, Nisa, 148)

 

Unë nuk flas njërën, ndërsa veproj diçka tjetër

Unë e respektoj veten duke u përpjekur të mos them një gjë dhe të bëj një tjetër. “Të kapësh vetveten në gënjeshtër” nuk është aspak situatë e bukur.

 

“O ju që besuat, pse po e thoni atë që nuk e punoni?  (Saff, 2)

 

Ai që nuk e respekton veten nuk do të respektohet nga të tjerët

Nuk ka respekt që nuk do të zbehet kur do të shiheni ju jashtë rrugës ku ishit.

 

Fjalët e të tjerëve

Unë nuk lejoj askënd të fyejë dikë para meje dhe të përcjellë fjalët e të tjerëve. Unë e ndaloj atë në një mënyrë që nuk më intereson, kam mjaft problemet e mia dhe nuk mund të preokupohem me problemet e huaja.

 

“Dhe mos dëgjoni asnjë përgënjeshtrues, një shpifës të përbuzur, që transmeton fjalët e të tjerëve.” (Kalem, 10-11)

 

Dinjiteti

Unë e respektoj veten duke mbajtur dinjitetin tim. Nëse më ndodh diçka e keqe, nuk dramatizoj, shtrëngoj dhëmbët, mbështetem në caktimin e duhur, duke e ditur se çdo gjë ndodh sipas njohurisë dhe caktimit të Allahut të Lartëmadhëruar dhe aty ka urtësi – duroj pa u ankuar  dhe pa kërkuar keqardhje.

 

“Allahu me siguri do të japë kënaqësi pas vështirësive”. (Talak, 7)

“Çfarëdo e keqe që ndodh (godet), nuk mund të jetë ndryshe, vetëm sipas caktimit të All-llahut,” (Tegabun, 11)

 

Fati

 

Nuk brengosem për fatin tim, e di dhe jam shumë e bindur që askush nuk mund të rregullojë zarin e fatit sikur Allahu i Lartësuar dhe kështu të na befasojë me ndryshime, gjëra dhe ngjarje të papritura, fat të mirë që as nuk mund ta kishim paramenduar aq bukur dhe në rregull.

“ Dhe e furnizon atë prej nga nuk e kujton fare…” (Talak,3)

 

Ai që nuk e respekton veten nuk do të respektohet nga të tjerët

 

Pse të shqetësohemi kur gjithnjë rezulton më mirë sesa prisnim? Edhe e gjithë kjo vetëm se mbështetemi tek Ai.

 

Nuk pres

 

Unë nuk pres asgjë nga askush, prandaj nuk jam i zhgënjyer dhe nuk ankohem. Çdo gjë që ndodh, është mirë. Nëse jo, nuk më preokupon sepse as që shpresoja në diç tjetër.

 

Unë i përmbahem thënies: ‘Gjithçka është nën thundrat e tua’. I ngre mëngët dhe nuk kursehem. Nuk i përkulem askujt për asgjë, se nuk mundem këtë ta duroj.

“ O ti njeri, vërtet ti përpiqesh me një përpjekje të madhe që çon te Zoti yt, e atë (përpjekje) do ta gjesh.. (Inšikak, 6)

Unë drejtova forcat e mia

 

Unë nuk shqetësohem dhe nuk i dua të di ato që tha dikush për mua. Pasi ajo nuk është regjistruar në librin e veprimeve të mia, por në librin e punëve të tyre dhe unë jam e qetë. As që di, dhe nuk lejoj që dikush të më sjell këto thashetheme, as nuk më intereson kjo. Unë e kam rrugën time përpara.

Përqëndroj gjithë kohën, forcën dhe ambicien time tek qëllimi im.

 

“Çdo njeri është përgjegjës për atë që bën”. (Muddesir, 38)

 

Nëse më provokon

 

Nëse dikush më provokon, kundërshtoj me ftohtësi e them dhe mbroj mendimin tim. Nëse ka të drejtë dhe është i sinqertë . ai do të pranojë.

Nëse ai nuk është, por vazhdon me kokëfortësi të argumentojë, të konkurrojë dhe të mashtrojë, unë pajtohem me të, i them se ndoshta ai ka të drejtë dhe unë vazhdoj të veproj siç di vetë.

 

“Dhe ki durim ndaj asaj që të thonë dhe largohu atyre i matur. “(Muzzemil, 10).

 

Mpirja

 

Nëse ndokush mëkaton kundër meje me fjalë ose me vepër, nëse më mashtron, unë qaj në heshtje dhe lotët me lutje ia dërgoj Zotit. Bile as këtë se kam vepruar ka kohë të gjatë. Jam mpirë ndaj  padrejtësive njerëzore.

 

“Dhe kushdo që beson në Zotin e tij, nuk ka pse të ketë frikë nga dëmtimi ose padrejtësia.” (Xhin, 13)

 

Asnjëherë nuk më shkon ndër mend të hakmerrem, të tregoj dhëmbët. Ajo mënyrë e reagimit ndaj padrejtësisë njerëzore, pikërisht më bëri ta dua veten.

 

Unë i vlerësoj ata që e dinë

 

Unë nuk hyj në gjëra që nuk i di, ka njerëz që janë më kompetentë të flasin për të. Por unë vlerësoj vetëm ata të cilët veprojnë atë që thonë, kështu që ka pak nga ata, të dashur dhe kompetentë njëkohësisht, në të njëjtën kohë.

Njeriu duhet të njohë arritjet e dikujt, jo të krijojë një imazh joreal të vetvetes dhe të bjerë në grackën e lavdërimeve dhe rrahjes së shpatullave nga të tjerët.

Të lëvizësh midis sugjerimeve miqësore dhe zilisë armiqësore dhe të jesh i vetëdijshëm për vlerën tënde dhe të metat e tua është një art i vërtetë (më saktë, njohja).

Po ashtu, një person nuk duhet të lejojë që ata që e kanë zili, e urrejnë dhe nuk e duan nga arsye të ndryshme, të ndikojnë në sjelljen, fjalën, veprimet e tij.

 

“Ju me të gjithë bukur! Ti merre të lehtën, urdhëro për mirë dhe hiqu prej të padijshmëve. (A’raf, 199)

 

Farë e dobishme

Vendosa që nuk do ta lejoja veten të mbytem në një mjedis, në myk, vetëm që dikush mos të më drejtojë gishtin dhe të mos shpërlajnë gojën me emrin tim. Jo.

Unë do të bëj siç e ndiej dhe e di se duhet, pavarësisht nëse i pëlqen dikujt apo jo. Çdo individ është si një farë, mikrob, si një virus.

 

“Lufto në rrugën e Allahut …” (Nisa, 84)

 

Unë dua të jem një farë e dobishme e shoqërisë sime dhe të propagandoj njerëz me mendime të njëjta, për të mos i lënë ata të tjerët të më mbysin.

 

Bujari

 

Unë e respektoj veten time duke toleruar atë që vjen nga të tjerët ndaj meje ose mënyrën se si dikush sillet para meje, me vetëdije.

Nëse dikush më pyet se çfarë mendoj për dikë (dhe që dikush thotë gjëra të shëmtuara për mua dhe unë e di), unë e lavdëroj atë në maksimum dhe “lartësoj në yje”.

 

Për shkak të kësaj, unë kurrë nuk jam penduar dhe nuk munda të gjej një mënyrë më të mirë për atë që pyet kuriozisht me dëshirën që unë të “thur fjalë” dhe të qëlloj mbi personin në fjalë, duke ia mbyllur gojën dhe për ta lërë me duar bosh.

 

“Dhe mos harroni të jeni zemërgjerë me njëri-tjetrin.” (Bekare, 237)

Nuk na takon neve të shqetësohemi dhe të bezdisemi që dikush është kështu dhe ashtu. Neve na mbetet  të tregojmë me shembull se është më mirë të jemi ndryshe, dhe se ai  mundet ndryshe, dhe se edhe për atë do të ishte më mirë të jetë ndryshe.

 

 

Sara Sabri, – Viti 2016

Përktheu nga boshnjakishtja: Suzana Hasani

Të ngjajshme

Begatitë e Allahut

Kushtrim Guraj

Tregim këshillues: Një model i lutjes për bashkëshoritin

Hevzi Hasani

,, Njerëzit janë dëshmitarë të Zotit në tokë “

Kushtrim Guraj

Si i trajton feja viruset dhe fatkeqësitë

Hevzi Hasani

Mos merr për të vogël asnjë mëkat!

Hevzi Hasani

Arbnora Fejza-Idrizi- Gruaja që i solli Kosovës dy rekorde botërore

Hevzi Hasani

Njerëzit që nuk kanë kohë

Hevzi Hasani

Pse na duhet edukimi fetar në shkolla!

Kushtrim Guraj

TË DREJTAT E FEMRËS NË ISLAM

Kushtrim Guraj