Rtv Pendimi
Të ndryshme

Ai që pendohet është i dashuri i Zotit!

(Ngjarje që motivon mëkatarët për pendim)

Në kohën e profetit Musa a.s, ndodh një thatësirë e madhe, ku çdo gjë e gjallë filloi të venitet. Të mbjellurat u thanë, kafshët ngordhnin por edhe jeta e njerëzve erdhi në rrezik, sepse pa ujë ska ekzistencë.
Populli u tubuan rreth Musait a.s dhe e lutën që ai t’i drejtohet Zotit për mëshirë. Musai a.s bashkë me shtatëdhjetë(70) mij çifutë ngritën duart lart dhe e lusnin Zotin që të lëshojë shi. Përkundër lutjes së tyre shiu nuk vinte.
Atëherë Musa a.s pyeti: O Zot, përse nuk na lëshon shi, megjithëse ne u lutëm?
Zoti f.p i tha: Në mesin tuaj është një njeri i cili për dyzet(40) vite rradhazi bën mëkate pa fije turpi nga Zoti. Vetëm kur ai do të dal nga mesi juaj do të bie shi.
Musai a.s i informoi njerëzit për situatën e krijuar.
Njeriu që ishte mëkatari, priste që mos po paraqitet ndokush nga turma e madhe, por kur vërejti se ky është personi që i mori në qafë njerëzit, kafshët e të mbjellurat, vendosi të lutet në heshtje duke thënë:
,, O Zoti im: Për dyzet vite mi ke mbuluar mëkatet, të lutem që sot mos mi zbulo ato në mesin e kësaj turme të madhe njerëzish. Unë vendosa të pendohem o Zot”.
Në atë moment, papritmas filkuan pikat e para të shiut.
Musa a.s u habit dhe pyeti: O Zot, shiu po bie, por ende mëkatari nuk doli në shesh, çndodhi?
Zoti tha: O Musa, njeriu u pendua sinqerisht, kërkoi falje për mëkatet që veproi vazhdimisht, e Unë ia pranova pendimin dhe ja shiu erdhi.
Musa a.s i tha: O Zot, të lutem më trego kush ishte ai?
Zoti f.p ia ktheu: O Musa, ai ka dyzet vite që mëkatonte e Unë ia mbuloja mëkatet dhe nuk e kam zbuluar atë e tani kur u pendua mendon se do ta zbuloj e do ta poshtëroj para njerëzve!?

Shkruan hoxhë Menderez Alili

Të ngjajshme

Njëherë e njëkohë….

Kushtrim Guraj

Ndihmo në ribotimin e librit shkrim-leximi arab-kuranor

Hevzi Hasani

Ti llogaritim veprat tona sot, para se me na i llogarit Krijuesi ynë nesër

Kushtrim Guraj

A të falet namazi i Bajramit nëpër shtëpia?

Kushtrim Guraj

Duaja e namazit te nates…

Hevzi Hasani

Sadakatul Fitri dhe rregullat e tij

Kushtrim Guraj

Marrëveshja e Hudejbisë dhe çlirimi i Mekës

Kushtrim Guraj

Kush ishin sahabët që braktisën kodrën e shigjetarëve në luftën e Uhudit?

Hevzi Hasani

Rumania, fener bashkëjetese për myslimanët në Evropën Lindore

Hevzi Hasani

* Nëse radiot nuk funksionojnë, Kliko KËTU