Rtv Pendimi
auto lider
Vip Well
Samet Tours
Good life Restaurant
Lajme

Ajna Jusiç, “fëmijë i luftës”: Fëmijëria dhe shkolla nuk ishin të këndshme

Muslim Shop

Fëmijët e padukshëm të luftës. Fëmijët e harruar të luftës. Kështu i quajnë fëmijët e lindur gjatë luftës së viteve të ’90-ta në Bosnjë e Hercegovinë. Lufta ka shkatërruar shumë familje. U vranë fëmijë, baballarë, bijtë, vajzat, nënat … U përdhunuan mijëra gra dhe vajza. Si pasojë e këtyre zhvillimeve sot shumë fëmijë janë pa prindër, shumë prindër pa fëmijë, por dhe mijëra prej atyre që kanë lindur pasi nënat e tyre janë përdhunuar gjatë luftës në BeH.

I quajnë “fëmijët e padukshëm të luftës” sepse janë gjithkund rreth nesh, por ne këtë nuk e dimë. Shumë prej tyre nuk e dinë të vërtetën e saktë për prejardhjen e tyre, por edhe ata që e dinë, rrallë flasin rreth saj.

Rruga e vështirë e jetës 

Ajna Jusiç është një nga këta fëmijë. Ajo ka lindur në shtator të vitit 1993 në shtëpinë e sigurtë “Medica” në Zenicë. Ajo ka lindur si viktimë e përdhunimit të nënës së saj gjatë luftës në BeH. Nëna e saj atëkohë ishte 22 vjeçe.

“Unë isha fëmija i parë i lindur në ‘Medica’ në vitin 1993. Aty ishte vendosur nënën ime pas gjithë asaj që ka përjetuar. Aty kemi jetuar disa vjet, deri kur nëna u kthye në vendlindjen e saj Zavidoviçi. Këtu disa vjet ndoqa shkollën. Nuk më pëlqen të flas shumë për shkollën, sepse nuk ishte e këndshme, as fëmijëria, as shkolla”, rrëfehet Ajna në një bisedë për Anadolu Agency (AA).

Në ndërkohë, nëna e saj gjeti “dashurinë e jetës”, siç e quan Ajna burrin që ishte dhe mbeti një mbështetje në jetën e saj.

“Unë sot e shikoj, e vëzhgoj dhe e dua si babain tim, sepse u kujdes për mua. Pastaj u zhvendosëm në një vend tjetër. Situata në shkollë ishte e njëjtë, nuk ndryshonte. Te shkolla e parë pati problem pasi nuk kisha baba, ndërsa ek tjetra pse kisha baba, por nuk ishte i vërteti. Pas shkollës fillore, mami tha se ky ambient ishte i vështirë për mua dhe vendosi të më kthejë në Zenicë”, tregon Ajna.

Pra, kështu kjo vajzë që kujdeset vet në moshën 14 vjeç shkon në Zenicë në shkollë e vetme. Ky largim, konsideron Ajna, ishte përcaktues për të, sepse kuptoi se diçka mungon në gjithë historinë nga lindja e saj.

“Kur u regjistrova në shkollë, më pyetën për emrin e babait. U thashë se nuk e di, se kishte vdekur. Pastaj e pashë nënën time duke vrapuar. Ajo mori dokumentet dhe më tha që të pres para shkollës, kjo ishta paksa e çuditshme”, kujton Ajna ditën pas së cilës filloi të eksplorojë dhe të kërkonte të vërtetën rreth origjinës së saj.

Gjetjet të cilat e ndryshuan jetën e saj 

Një fundjavë, gjatë klasës së parë të Shkollës Mjekësore, ajo shkoi në shtëpi në Zavidoviçi ku gjeti të dhënat nga “Medica”, të dhënat e nënës nga psikologu dhe psikiatri, deklaratën e policisë në lidhje me çdo gjë që i kishte ndodhur asaj.

“Pas kësaj unë ika, nuk shkova as në shkollë … Nuk ishte e lehtë, për pesë minuta ndryshoi jeta ime. Në këtë moment, çdo gjë u zhduk. Heshta për nëntë muaj derisa pata nevojë për ndihmën e një psikologu”, shpjegon Ajna.

Psikologu e ftoi nënën e saj, dhe pastaj ndodhi një moment prej të cilit ikën që të dyja.

“Unë isha ulur te psikologu, e dëgjova që hyri. Vetëm qante. Më lutej që ta fal. Nuk e dija se çfarë ta fal. Më tha se ishte frikësuar të më tregonte se kishte menduar se mua do të më vinte turp që kam një nënë të tillë, një nënë që ka përjetuar përdhunimin”, thotë Ajna.

“Të dy kishin frikë. Ajna mendonte se nëna e saj nuk e do se ia kujton momentin më të keq, si dhe shtohej pyetja: “Përse unë? Përse nëna ime?”.

“Megjithatë, kjo nuk është kështu. Këto janë dy trauma të mëdha, pati shumë frikë dhe analiza. Kur bisedonim rreth kësaj, trauma bëhej e përbashkët. Është e logjikshme që unë atë nuk e fajësoj dhe është e logjikshme se ajo më do mua”, tha Ajna.

U deshën, siç thotë ajo, tre, katër vjet që të fillojmë të flasim normalisht rreth saj, pa ndonjë pasojë.

“Marrëdhëniet u bënë shumë më të mira midis meje dhe mamit. Tani së bashku e mbajmë këtë barrë, dhe kemi një ndihmë të madhe, që vjen nga njerku im. Ai i pranoi të gjitha dhe vinte me një terapi”, shpjegon Ajna.

Viza që krijon probleme 

U desh një kohë e gjatë për t’u treguar miqve më të afërt të vërtetën.

“Duhet të flasim, sepse derisa ne flasim, diku në botë ka lindur një fëmijë lufte. Luftëra zhvillohen gjithandej”, tha Ajna.

Ajo tha gjithashtu se nuk ka asnjë letër në BeH që përfshinte këtë kategori, duke i lënë pa mbështetje ligjore.

“Me të vërtetë është e pamundur që për 25 vite askush të mos e vendos këtë në letër. Kemi problem me dokumentet. Në certifikatën time të lindjes kam vetëm emrin e nënës, sepse ne nuk e dimë anën tjetër të identitetit. Primati vendoset mbi babain. Dhe, kjo është diçka që në këtë kategori nuk është e dëshirueshme. Unë në të gjitha dokumentet e mia shkruaj: Ajna, vizë, Jusiç. Kjo vizë shkakton vëmendje të madhe”, tha Ajna.

Probleme paraqiten edhe kur dorëzon ndonjë dokument në sportel, sepse atëherë në vete lutet që mos ta pyesin asgjë për këtë vizë.

“Nuk kemi kurrfarë regjistri, nuk e dimë se çfarë ndodh me një fëmijë që dëshiron të takojë nënën në moshën 25 vjeçare dhe që kupton pse nëna e tij e ka dhënë në posedim”, thotë ajo.

Babain nuk dëshiron ta takojë apo as edhe të dijë se kush është ai.

“Jo. Nuk kam ndjenjën e urrejtjes për atë person, nëna ime më ka edukuar kështu. Nuk mund të kuptoj se çka është kjo, për mua ky nuk është një person, nuk mund ta imagjinoj si është e mundur, a është e mundur që dikush ta bëjë këtë. Kurrë nuk kam pasur dëshirën për ta takuar. Kam mundur ta kërkoj dhe ta gjej, por nëna ime sot është një grua e lumtur, u deshën më shumë se 20 vjet që ajo të jetë e shëndetshme dhe e lumtur, çdo lloj kërkimi im mund të dëmtojë lumturinë e saj”, tha Ajna.

Filmi “Gërbavica” i regjisorit Jasmil Zhbaniç i frymëzuar nga rrëfimi i nënës së saj 

“Unë isha fëmijë në atë kohë. Baza dhe shumica e tregimeve janë bazuar në nënën time, ajo kafeneja, ekskursioni dhe thonjtë … Mami këtë e bëri së bashku me Jasmilin dhe Medikan”, tregon Ajna.

Ajo kujtoi se aso kohe ishte në shkollën fillore dhe se në mënyrë të organizuar shikuan filmin.

“Mamaja ishte nervoze, shkova për të parë filmin, ishte e vështirë për mua, më pas ajo ishte përgatitur që pas filmit të më thoshte se ekziston një lidhje mes nesh dhe personit në film”, thotë Ajna.

Në Bosnjë, nga 2.000 deri në 4.000 fëmijë të lindur si rezultat i luftës 

Ajna tani jeton në Sarajevë, ka diplomuar në psikologji dhe punon aktivisht në Shoqatën “Fëmijët e harruar të luftës”.

“Kurrë askush nuk ka folur për ne, fëmijët kanë frikë të ndryshme, aktualisht jemi rreth 15 anëtarë në shoqatë. Sipas informacioneve tona të deritanishme, deri në 60 anëtarë janë në shtet, që ndahen në aktivë dhe joaktivë”, shpjegoi Ajna.

Edhe ajo nuk ishte aktive 10 vite dhe e di se duhet një periudhë më e gjatë për të pranuar gjërat ashtu siç janë. Ajna theskoi se ka hulumtime që tregojnë se rreth 50.000 gra dhe vajza u përdhunuan gjatë luftës në BeH.

“Janë bërë disa analiza statistikore që kanë treguar se ekziston një mundësi që nga 2.000 deri 4.000 fëmijë të kësaj kategori jetojnë në BeH”, tha ajo.

Gratë dhe vajzat që u përdhunuan në luftë i konsideron heroina.

“Shumëçka ka kaluar mbi kurrizin e tyre gjatë luftës, gratë edhe më tej fshihen. Këto janë gra që ende kanë turp nga vetja e tyre. Ejani t’u themi se nuk kanë përse të turpërohen”, porositi Ajna.

Të ngjajshme

Pas një pauze mbi 10-vjeçare, rikthehen fluturimet mes Athinës dhe Shkupit

Kushtrim Guraj

TIKA mbështetje bujqësisë në Maqedoninë e Veriut

Kushtrim Guraj

“Turqia mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE”

Kushtrim Guraj

BE kërkon hetim ndërkombëtar për vrasjen e Khashoggit

Kushtrim Guraj

NATO reagon kundër Rusisë, mbështet SHBA-të

Kushtrim Guraj

Turqia dërgon më shumë ndihma në Mozambikun e goditur nga cikloni

Kushtrim Guraj

Niset grupi i parë i besimtarëve nga Maqedonia për Haxhin

Kushtrim Guraj

“Kosova do të ketë sukses në rrugën drejt integrimeve euroatlantike”

Kushtrim Guraj

Francë, anulohet rritja e çmimit të karburanteve për vitin 2019

Kushtrim Guraj