Rtv Pendimi

Ajo dhe ajo

Ajo u mërzit, ajo po derdh lot
Ajo e ka prit, një dit sikur sot
Ajo e ka dit, se Nuse do t’shkon
Ajo ishte drit, në shtëpijën ton

Asaj si kan mbet, një jav e më pak
Asaj ndoshta shum, i kem hy ndër hak
Asaj dasëm t’madhe, i kan pregadit
Asaj që prej lotve, nuk i shohin syt

Ajo ishte bija, loqka Nanës vet
Ajo që e para, ishte për hyzmet
Ajo që vërtet, pa ta hiç sun rrim
Ajo na don shum, na shum mir e dim

Asaj i thot Baba, mos qaj bijo qesh
Asaj i thot Nana, hajt se vjen ma shpesh
Asaj i thot vllau, tash shum më mungon
Asaj i thon krejt, ti Nuse po shkon

Ajo dhe Ajo, Nuse kan me shku
Vajzat shkojn te burri, kështu ësht caktu
Sa i keni vajzat, pa mas ti nderoni
Vitet ikin shpejt, një dit i kërkoni

Autor: HazbiTherra Ahmeti ( Elhamdulil-lah )

TË NGJAJSHME