Rtv Pendimi

Ajtene Krasniqi: Ja ilaçi që shpika, bota ma pranoi ndërsa Kosova ime jo!

Nga Bashkim Kastrati

Ajtene Krasniqi ka pasur vdekje klinike nga injeksioni me penicilinë. Por për fatin e saj të mirë, të shqiptarëve, por ndoshta edhe të krejt botës, ajo u zgjua nga koma dhe filloi punën për zbulimin e ilaçit çudibërës, i cili është bio dhe vret të gjitha llojet e baktereve, duke përfshirë edhe ato më rezistente, për të cilat deri më tani nuk ka pasur ilaç, ndërsa nuk ka efekte anësore.

foto Nt-41

Ilaçi bimor që Ajtenja e ka quajtur Nt-41 shëron çdo sëmundje që e kanë shkaktuar bakteret. Ditët e Ajtenes ka kohë që kalojnë duke studiuar bimët sidomos, disa bimë të veçanta që asaj i duhen për ilaçin e saj, por një pjesë të kohës ajo bën edhe mbjelljen e kësaj bimësie nëpër rajone të ndryshme të Kosovës. Ajo mbjellë edhe bimë të cilat nuk janë kultivuar në trevat tona, ndërsa nuk e ka në plan të ndalet, pasiqë përmes këtyre hulumtimeve ajo ka zbuluar edhe 11 ilaçe të tjera, ndërsa ka në plan të zbulojë edhe ilaçe tjera bio që shërojnë sëmundje të ndryshme, për të cilat mjekësia moderne nuk ka ende zgjidhje, por për të arritur këtë thotë se i duhet edhe përkrahje financiare nga shteti.

Që nga viti 1994 hulumtimet e saj nuk i ka ndërprerë asnjëherë, ndërsa në vitin 1998 është konstatuar zbulimi i këtij llaçi Nt-41, zbulim të cilin e kanë konstatuar edhe laboratorët më prestigjiozë në botë.

Ajo në një intervistë për tesheshi.com tregon për problemet që po i has me institucionet e Kosovës, të cilat ia kanë mbyllur tash e tre muaj laboratorin, me arsyetimin se nuk i plotëson kushtet tekniko-teknologjike. Ajo thotë se do të mundohet që t’i plotësojë rekomandimet që i janë dhënë për të filluar prapë prodhimin, ndërsa tregon se tash e një kohë është duke pritur përgjigje nga institucionet për të pasur të drejtë që këtë produkt ta regjistroi dhe ta hedh në treg, por ende nuk ka marrë përgjigje dhe nuk e dinë se përse janë tërë këto vonesa.

ajtene 2

Ajo tregon se ka pasur plotë mjekë që e kanë kontaktuar pasi që ilaçi Nt-41 ka shëruar pacientët e tyre, të cilët për vite të tera nuk kanë mundur të shërohen, ndërsa ka edhe mjekë që e kanë blerë vetë këtë produkt për ta përdorur dhe kanë mbetur të befasuar. Ajtenja përmes zbulimit të këtij ilaçi tani ka mundur të jetë milionere dhe të mos merret fare me procedurat dhe neglizhencën e institucioneve të Kosovës, por nuk ka dashur që ta shesë licencën e këtij produkti, për të cilin ka pasur oferta nga disa kompani të mëdha nga Evropa, Azia dhe Amerika.

Ajo thotë se tërë këtë sakrificë po e bën që produkti ta ketë etiketën “Made in Kosova”, e jo të një shteti tjetër dhe se populli shqiptarë më vonë do ta kuptojë përse nuk e ka shitur licencën. Thotë se qëllimi i saj madhor është që ky produkt të prodhohet në Kosovë dhe ta marrë çmimin Nobel si i tillë, e jo si i një vendi tjetër. Ajo ka gjetur edhe donatorin për ndërtimin e fabrikës, i cili është një shqiptar dhe ka shprehur dëshirën që të përkrahë këtë zbulim të Ajtenës, por që puna ka ngecur sërish tek institucionet tona, nëse kjo punë do të zvarritet dhe nuk do t’i jepet leja për prodhimin e këtij ilaçi, ajo mund të ikë nga Kosova.

 

Si ka ardhur deri të zbulimi i ilaçit Nt-41?

Unë kam përjetuar vdekje klinike nga injeksioni me penicilinë. Pata fatin me nxorën nga koma dhe u riktheva në jetë. Dëshira për jetën, frika se do të sëmurem prapë, frika se mos vallë fëmijët e mi do të kenë të njëjtën ndjeshmëri në antibiotik, çka nëse fëmija im nuk zgjohet nga koma dhe katër vite nuk u ndala së hulumtuari. Me vjen shumë inat kur më pyesin çfarë përgatitje shkollore kam, unë vërtetë kam diploma universitare, por ato nuk janë meritore për gjetjen e produktit Nt-41. Nuk ka shkollë që të mëson si të bëhen zbulime.

Cilat janë bakteret apo edhe sëmundjet që shëron ky ilaç?

Produkti ynë ka ndikuar të bakteret gram negative dhe gram pozitive. Në Botë ekzistojnë vetëm këto dy grupe të baktereve. Produkti ynë përfitohet nga disa bimë, dhjetëra bimë dhe të gjitha bimët gjenden në Kosovë. Produkti ynë kërkohet brenda dhe jashtë vendit.

A ka ndonjë efekt anësor ky ilaç?

Për 18 vjet përvojë vetëm dy raste kemi pas të regjistruara me efekte anësore edhe pse nuk është e saktësuar shkaktari. Dyshohet se ka shkaktuar alergji, me saktësisht puçrra në lëkurë. Për ndryshe produkti Nt-41 nuk ka fare efekte anësore.

A mund të na tregoni për testimet që i janë bërë këtij ilaçi që kanë konfirmuar efektin e tij?

Testimet i kemi bërë në disa laboratorë të huaja, pra në vendet më të zhvilluara si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Gjermani, laboratorin e NATO-s, në Zvicër, Turqi, Belgjikë, Kanada.

A keni pasur oferta nga jashtë vendit për të nisur prodhimin, nëse po në cilat vende dhe pse nuk keni vendosur që ta pranoni ofertën?

Ofertat nga jashtë kanë qenë kryesisht për shitje të licencës, e jo për të ndërtuar dhe prodhuar ketë produkt në vendin tonë. Pasi që unë kam këmbëngulur që ky produkt të jetë “Made in Kosova”, filluan të vijnë nga donatorë të jashtëm kërkesat për bashkëpunim. Unë kam pranuar bashkëpunim me një shqiptar dhe atdhetar, për të bashkëpunuar. Përkundër vështirësive me ligjet vendore, të cilat nuk favorizojnë ose thënë më mirë nuk mbështesin prodhimin e bio-produkteve mjekuese, donatori ynë akoma vazhdon të ketë durim dhe po pret. Asnjë ofertë që ka të bëjë me shitjen e formulues jashtë vendit tonë nuk vjen në konsiderim. Nga të huajt kam mësuar se ata e duan shtetin e tyre dhe bëjnë çmos për zhvillimin ekonomik të vendit të tyre. Ne jemi shtet i varfër me papunësi të madhe dhe unë dua që ky produkt që bota e ka shpallur zbulim të prodhohet në Kosovë.

Cili është raporti i juaj me institucionet relevantë shëndetësore?

Institucionet vendore nuk kanë shprehur interesim për punën time. Por tash kur është rritur kërkesa e qytetarëve për ketë produkt, institucionet tona kanë filluar të shprehin interesim të më ndihmojnë. Ndihmesa më e mirë e institucioneve tonë do të ishte regjistrimi i produktit në vendin tonë, njohja e licencave nga ana institucioneve tona si dhe mbështetje financiare për zhvillimin dhe punën tonë hulumtuese, sepse unë përveç Nt- 41, unë kam bërë zbulimin edhe të 11 produkteve të reja. Pra sikur të kem mbështetje financiare, unë do të krijoja stafin e hulumtuesve për të gjetur akoma më shumë produkte që qenkan të fshehura në tokën tonë shumë të pasur.

A keni pasur ndonjë ndihmë nga institucionet në punën për zbulimin e ilaçit?

Ka më shumë se një vit që kam bërë kërkesë në Agjencionin e Ushqimit dhe Veterinës dhe Agjencionin Kosovarë për Produkte dhe Pajisje Mjekësore për regjistrimin ose pranimin e zbulimit tim, por akoma deri më sot nuk kam marrë ndonjë përgjigje.

Pse është mbyllur aktivitete juaj për të mos e prodhuar këtë ilaç? A do të thotë kjo se institucionet e Kosovës nuk po iu vlerësojnë sa duhet, në fakt po ju pengojnë dhe ju do të shihni mundësitë për të zhvilluar aktivitetin në ndonjë vend tjetër?

Nuk dua të them se institucionet po na pengojnë ose jo në punën tonë. Pas mbylljes së laboratorit tonë, sepse në nuk i plotësuakam kushtet tekniko-teknologjike, unë do të mundohem t’i plotësoj dhe nëse prapë nuk do të më japin leje për prodhim, pastaj do të jem në gjendje të përgjigjem në ketë pyetjen tuaj.

A e njohin institucionet shëndetësore ilaçin Nt-41 si solucion për efektet që ka?

Nuk di çka të them për institucionet, por personalitetet më të larta shtetërore e kanë përdorur dhe vazhdojnë ta kërkojnë produktin tonë. Nuk ka personalitet ose qytetar i thjeshtë që nuk na kanë uruar për këmbëngulësinë time që produkti t’i ofrohet qytetarëve si dhe të prodhohet në vendin tonë. Jam ndër prodhueset e rralla në rajon që produkti ka bërë bujë për një kohë kaq të shkurtër, pra se çfarë bën produkti ynë është e kotë të flitet, sepse produktit flet vet.

Cili është qëllimi final që pretendoni ta arrini përmes këtij ilaçi, që do të ishit ju e kënaqur dhe do të arrinit kulminacionin e suksesit?

Me tërë qenien time do të luftoj që produkti Nt-41 të prodhohet në Kosovë, nëse vazhdon të zvarritët regjistrimi i produktit tim, unë do të dal jashtë Kosovës. Qëllimi im final do të ishte që ky zbulim të shkon në Nobel përmes institucioneve tona, e jo përmes Gjermanisë.

Edhe diçka, a ka çmim më të mirë se populli im të vetëdijesohet për rëndësinë e produkteve vendore, produkteve me pastërti ekologjike, produkteve që janë nga vetëmbjellja, pra që nuk janë të manipuluara gjenetikisht, që rrit kualitetin e shëndetit të njeriut dhe kafshës. Si dhe ta mbush arkën e shtetit. /tesheshi.com/

TË NGJAJSHME

IOS
ANDROID
DONACION
DËRGO MESAZH