Rtv Pendimi
auto lider
Good life Restaurant
Konvertime

Akademikja maqedonase pranon Islamin

Muslim Shop

Sllavica Jakimovska, anëtare e stafit akademik në një universitet në Maqedoni, pranoi fenë islame. Jakimovska, ligjëruese në Universitetin Evropian në Maqedoni, ka shkuar në Myftininë e Edremitit, duke thënë se ka zgjedhur fenë islame dhe ka vendosur të bëhet muslimane, me ç’rast është organizuar ceremoni në të cilën Jakomovska përqafoi Islamin.

Jakimovska, tha në një deklaratë se është ndikuar dhe ka marrë informata rreth fesë islame nga një student i saj që kishte ardhur të ndjekë studimet në Maqedoni nga Turqia.

Ajo tregon se rol të rëndësishëm në zgjedhjen e fesë islame ka pasur ndikimi i saj nga mikpritja e muslimanëve që jetojnë në Shkup gjatë vizitave që ua ka bërë, duke shtuar se më pas ka lexuar dy herë përkthimin e Kuranit në gjuhën maqedonase.

Jakimovska, e cila shqiptoi Shehadetin, tha se dëshira e saj e parë është të shkojë në Mekë dhe Medine.

Jakimovska, pranoi islamin derisa ishte ne nje vizite turistike ne Edirne te Turqise. Myftiu i qytetit, Sait Emin Arvas, pas ceremonisë së pranimit të islamit iu drejtua Jakimovskës me fjalët: “Tani u bëmë vëlla e motër. Që tani e tutje, u bëtë motra e të gjitha muslimanëve, me në krye Profetin”.

Ai tha se deri më sot ka parë shumë ceremoni të përqafimit të fesë islame.

“Ishim dëshmitarë të shumë njerëzve që u nderuan me fenë islame, njerëz nga fe të ndryshme, madje edhe nga ateistë. Megjithatë, akademikja maqedonase e cila u adresua në Myftininë e Edremitit dhe tha se dëshiron të bëhet muslimane, zgjedhja e Islamit nga një person që është pjesë e stafit akademik të një universiteti dhe sinqeriteti i saj në ceremoninë e konvertimit na emoconoi shumë”, tha Arvas.

Të ngjajshme

Letër nga Meka – Mallkollm X

Kushtrim Guraj

Sinead O’Connor bëhet muslimane: një udhëtim teologjik më çoi në Islam

Kushtrim Guraj

Tregimi i pranimit të Islamit nga një vajzë çifute

Kushtrim Guraj

Djali i distributorit të filmit “Fitna” bëhet musliman

Kushtrim Guraj

E papritur në politikën gjermane: një ndër krerët e AfD-së anti-Islame bëhet musliman

Kushtrim Guraj

Brenda një viti pranojnë Islamin me dhjetra izraelitë

Kushtrim Guraj

Julien Faubert: Ja pse pranova islamin

Kushtrim Guraj

Familja ortodokse serbe nga Beogradi pranon fenë islame (Foto)

Kushtrim Guraj

Islami m’i ofroi të gjitha përgjigjet

Kushtrim Guraj