Të paktën 45 persona humbën jetën në një aksident autobusi gjatë natës në një autostradë në jug të kryeqytetit bullgar.
Shkaku i aksidentit të së martës në një autostradë 40 km nga Sofja ende nuk dihet.
“Dyzet e pesë ose 46 njerëz u vranë,” tha për transmetuesin publik BNT, Nikolay Nikolov, kreu i departamentit të sigurisë nga zjarri dhe mbrojtjes civile në ministrinë e brendshme, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.
“Shtatë pasagjerë u shpëtuan” dhe u dërguan në një spital në kryeqytet, shtoi ai.
Sipas kanalit bTV, 12 fëmijë ishin në bordin e autobusit, i cili po udhëtonte nga qyteti kryesor i Turqisë, Stambolli për në Shkup në Maqedoninë e Veriut.
Kryeministri Zoran Zaev, i cili thuhet se synon të shkoj në vendin e ngjarjes, tha se viktimat ndoshta ishin maqedonas.
“Ne nuk e dimë nëse të gjitha viktimat janë nga Maqedonia e Veriut, por supozojmë se është e tillë sepse autobusi është i regjistruar në vend”, tha ai në një intervistë për Nova TV.
Prokuroria e shtetit ka nisur hetimet