Aksion për të blerë xhami

Në emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëploti

E gjithë lavdia i takon vetëm Allahut, ndërsa lutjet dhe përshëndetjet më të përzemërta i bëjmë për Pejgamberin e Allahut dhe për ndjekësit e tij në çdo kohë…

Lokalin dhe planin që po shihni më lart, xhemati i xhamisë “Bujaria” në Linz të Austrisë ka vendosur që ta blejë për ta shndërruar në qendër edukimi dhe për t’i organizuar sa më mirë aktivitetet e saja të llojllojshme.

Për ta realizuar këtë ëndërr të kahmotshme nuk ka asnjë pengesë ligjore porse kemi nevojë pikë së pari për ndihmën e Allahut e pastaj edhe për kontributin e gjithkujt që ka dëshirë dhe mundësi të kontribuojë.

Kjo xhami e ardhshme do të na kushtojë 270.000€ për ta pronësuar si dhe 30.000€ për ta rregulluar dhe për t’i dhënë pamjen e bukur dhe shkëlqyese.

Nga shuma e duhur, ne anëtarët aktivë të xhamisë arritëm t’i tubojmë 131.000€ kurse deri më 25 Mars 2015 duhet të tubojmë edhe pjesën e mbetur, pra edhe 169.000€.

Adhurimet ndaj Allahut janë të shumta dhe me vlera të ndryshme, prej të cilave më me vlerë është edhe përpjekja duke shpenzuar pasurinë për hir të Allahut.

Allahu ka thënë: “Xhamitë i ndërtojnë vetëm ata që besojnë Allahun dhe ditën e Fundit, e falin namazin, e japin zeqatin dhe nuk i kanë frikë askujt përveç Allahut. Këta sigurisht janë nga të udhëzuarit” (Teube 18).

I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Kush ndërton një xhami për hir të Allahut, qoftë edhe sa çerdhja e një pëllumbi apo më të vogël, Allahu do t’ia ndërtojë atij një shtëpi në xhenet” (Sahihul Xhamië nr.6128).

Kontributin tuaj mund ta dërgoni në konton speciale për këtë synim:

Emri: Albanisch Islamischer Kulturverein Bujaria

Emri i bankës: Raiffeisen Bank

IBAN: AT173400000102773984

BIC-Code:RZOOAT2L

 

Çfarëdo shifre që na dërgoni ajo neve sigurisht do na ndihmojë shumë dhe do na bëjë borxhli të lutemi tek Allahu që juve t’jua shtojë të mirat, t’jua ruajë të dashurit tuaj dhe t’ju gëzojë në dynja dhe ahiret.

Paraprakisht ju falënderojmë!

Në emër të gjithë xhematit:

Komisioni i veçantë:

Selim Gashi, Hevzi Hasani, Besim Topalli, Raif Ademi, Sami Kadriu dhe Omer Berisha