53-534253_feather-pen-and-ink-background

ALLAH T’LUTEM KTHEMA PAMJËN

O Allah ma bon ilaqë,
Në kët vend zemrën me knaqë,
Allah t’lutem kthema pamjën,
Se kam qef shum me pa Qabën,

Syt e mi kurr skan pa dritë,
Hem jam gzu hem jam mërzitë,
A ka vend n’Botë ma të bukur,
Veq Allahu na bon t’lumtur,

Sa i madh qenka nijeti,
Allahun e kam me veti,
Kah t’shkoj a At n’Zemër e mbajë,
Un po shoh me lot po qajë,

Për her t’parë un po e shoh vetën,
Mos u dëshproni me jetën,
Sa e mirë qenka natyra,
Na ka falë Zoti shum t’mira,

Mos më mbani shokë për krah,
Falëmderit o Allah,
Çdo vend do ta vizitoj,
Muhamedi ku jetoj.

Veli Beqiri