Amazon Fire Phone (32GB) sot kushton vetëm 99 funta

Amazon Fire Phone ka qenë një dështim prej telefoni, sa i përket shitjeve dhe popullaritetit, dhe tani me sa duket kompania amerikane ka vendosur që ta shtyjë rritjen e këtij telefoni në treg me një çmim jashtëzakonisht të ulët.

Pas lirimeve të shumta dhe të vazhdueshme të çmimit të këtij telefoni, Amazon tani ka vendosur që ta bëjë edhe një ulje të rëndësishme të çmimit deri në masën prej 75%.

Dhe kjo zbritje tani e bën modelin e Fire Phone me 32GB memorie shumë të volitshëm, pasi që çmimi i tij është zbritur në 99 funta, pa kontratë, nga 400 sa kushtonte më herët. Varianti i telefonit me 64GB memorie tani është zbritur në 149 funta, që i bie 330 më lirë krahasuar me çmimin e mëparshëm.

Megjithatë, Amazon ka thënë se kjo zbritje është një ditore, prandaj të gjithë ata që duan ta blejnë këtë telefon, duhet të reagojnë shpejtë. (Telegrafi)