Gjiganti i shitjeve përmes internetit, ka njoftuar se do të bëjë këtë punësim sezonal, në mënyrë që të rrisë kërkesën e shitjes.
Zyrtarët e Amazon, kanë njoftuar se shërbimet e tyre këtë vit do të jenë shumë më efikase, nëse në kompani punojnë ky numër kaq i madh i njerëzve.
Shumica e këtyre punëtorëve, nëse tregohen të suksesshëm, do të jenë pjesë e 132.600 punëtorëve që për momentin ka kompania në bazat e saj në tërë botën.
“Deri më tani kemi punësuar 10.000 njerëz vetëm në Shtetet e Bashkuar, ndërsa po shikojmë që njëjtë të veprojmë edhe në vendet tjera” ka thënë Mike Roth, që është zëvendës presidenti i në Amazon./Telegrafi/