Rtv Pendimi
Lajme

Ambasada e Turqisë në Tiranë organizon pritje për Ditën e Fitores

Me rastin e 30 Gushtit, Ditës së Fitores dhe Forcave të Armatosura Turke, që shënon fitoren e Turqisë në betejën e fundit në luftën për pavarësi, Ambasada e Turqisë në Tiranë organizoi pritje zyrtare, raporton Anadolu Agency (AA).

Të pranishëm në aktivitetin e organizuar në ambientet e Ambasadës së Turqisë në Tiranë, ishin përfaqësues të institucioneve turke në Shqipëri, përfaqësues të institucioneve të Shqipërisë, diplomatë dhe të ftuar të tjerë.

Ceremonia filloi me intonimin e himneve të dy vendeve, ndërsa u lexua mesazhi i presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, dërguar përfaqësive diplomatike.

Zv.ambasadori i Turqisë në Tiranë, Muammer Hakan Cengiz, gjatë fjalës së tij përshëndetëse, tha se Republika e Turqisë u themelua me luftën çlirimtare të popullit turk.

“Guximi, mençuria dhe vendosmëria që populli turk tregoi në këtë luftë nën udhëheqjen e veteranit Mustafa Kemal Atatürk dhe shokëve të tij formuan karakterin e popullit tonë. Ky karakter qëndron edhe sot. Sulmet që kryhen ndaj vendit tonë në Turqi, në Shqipëri apo nga cilido vend tjetër në botë do të mposhten me këtë guxim, mençuri dhe vendosmëri”, tha Cengiz.

Ai shtoi më tej se “Përkujtoj me respekt të gjithë bijtë tanë që kanë rënë dëshmorë për të bërë atdhe territoret ku është themeluar Republika jonë e Turqisë, për mbijetesën e Republikës sonë, që i kanë shërbyer atdheut, që kanë luftuar me organizatat terroriste dhe duke kundërshtuar përpjekjen për grusht shteti.”

Kujtojmë se në këtë ditë, 97 vjet më parë, forcat turke me themeluesin e Republikës moderne të Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk, shënuan fitore të madhe kundër forcave greke në Betejën në Dumlupınar, e cila ishte e fundit në luftën e Turqisë për pavarësi mes viteve 1919 dhe 1922.

Të ngjajshme

Tërmeti në Durrës, njerëzit dalin nga shtëpitë

Kushtrim Guraj

Për sensibilizimin

Kushtrim Guraj

Tërmet në Shqipëri, ndihet edhe në Kosovë

Kushtrim Guraj

Libi, forcat jolegjitime sulmojnë kopshtin e shkollës, raportohet për viktima

Kushtrim Guraj

“Marrëveshja për Hekurudhat në interes të Kosovës, ndikon në ekonomi”

Kushtrim Guraj

“Dezertimi” i LVV-së dhe LDK-së nga premtimi për transparencë

Kushtrim Guraj

Pensionimi e mungesa e mjekëve, sfidë për shëndetësinë në Kosovë

Kushtrim Guraj

Siri, pranë kufirit turk zhvendosen 31.600 civilë të tjerë

Kushtrim Guraj

Jep dorëheqje kryeministri i Katarit, emërohet pasardhësi

Kushtrim Guraj