Rtv Pendimi

Analfabet se jo llaf!

(Analfabeti i shekullit 21)

Nuk është për t’u çuditur kur ndonjëri ia fut kot, atje duke prerë dru në mal, mendon që nuk dëgjohet nga zhurma e madhe e sharrave. Ndoshta me vete thotë s’ka këtu “analist”, “filozof”, “politikan”, “profesor”, që më dëgjojnë, mendërmethon, pse ia lëshoj një s’bëhen nami.
Ama, alamet “shkollovani” para ekrani ja fut kot, pa asnjë fije dije, kjo është katastrofa dhe turpi i turpit. Mjerë kush po n ai bën terbije gjeneratat nëpër universitete. Mjerë kush po shet broçkulla.
Një këngë e quajtur, “shqiptari 1” po edhe dyshi, paska hallakat islamofobat, ateistët. Tani hyrish me akuzu, etiketu, etj.
Filani është analfabet, ai i ndikuar nga rrymat salafiste, etj.
Sikur ky ta ketë njohurin elementare të Islamit, pra Kuranit dhe sunetit (traditës profetike), pasha Allahun nuk do të shprehej kështu. Pra këtu na del një super analalfabet, ama ky “shkollovan” se jo llaf.
Tani, shumë pak fjalë për akuzuesin dhe të akuzuarin.
Po filloj nga ky i fundit, i akuzuari për analfabet, është udhëzuar, beson Allahun, fal namazin, ende ka nevojë për të ec më tutje. Allahu e forcoftë në Islam. Padyshim që i ka disa behone, por e lusim Allahun që t’i lehtësoj largimin nga disa harame të kaluara.
Ndërsa, akuzuesi “shkollovan”, ky nuk beson Allahun, nuk ka njohuri mbi Islamin, Kuranin e nëpërkëmbë, Muhamedin salAllahu aljehi ve selem e përqeshë. Balli i tijë nuk e di se çka është sexhdeja. Ai nuk e di se çka është përulja për Allahun, ai mundet me ditë përuljen vetëm para këpucës, më falni “kundrës”.
Atëherë, sipas Muhamed Kutbit, ky “shkollovani” profesor e filozof, mundë të jetë injoranti (analfabeti) i shekullit 21. Ky mund të ketë dhjetëra diploma, ama, nuk e besoj Allahun, është injorant (analfabet).

O Allah, na udhëzo në Islam, të lutem për vete, pastaj për të akuzuarin, pse jo edhe akuzuesin dhe të gjithë të tjerët.

Ulvi F.

TË NGJAJSHME