Rtv Pendimi

Anija turke “Fatih” fillon shpimet në Türkali-5 në Detin e Zi

Anija turke “Fatih” fillon shpimet në Türkali-5 në Detin e Zi

Anija turke e shpimit “Fatih” ka filluar shpimin në pusin e ri Türkali-5 të zbuluar në fushën e gazit Sakarya që ndodhet në Detin e Zi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim nga llogaria në Twitter e Korporatës Turke të Naftës (TPAO) thuhet se “Anija e shpimit ‘Fatih’ ndodhet në pusin e ri Türkali-5 të zbuluar në fushën e gazit Sakarya”.

Anija e shpimit “Fatih”, arriti thellësinë e shpimit në 3.920 metra në Türkali-1 i cili pas pusit eksplorues Tuna-1, cilësohet me karakteristikën e pusit të parë të Turqisë të zbuluar në detin e thellë dhe ajo përfundoi punimet e saj në 77 ditë.

Në pusin e dytë, Türkali-2 pasi arriti një thellësi shpimi prej 3.950 metrash, ajo përfundoi punimet e zbulimit të rezervës për 53 ditë.

Pas këtyre dy puseve, anija “Fatih” filloi shpimet në pusin Amasra-1 të vendosur në fushën e gazit Sakarya-s Veriore për zbulime të reja. Më 28 maj u njoftua se anija filloi shpimet në pusin e ri të zbulimit, Türkali-3 në fushën e gazit Sakarya.

Në punimet e shpimit të kryera nga TPAO në Detin e Zi, deri më sot janë zbuluar 540 miliardë metra kub gaz natyror. Projekti i zhvillimit të fushës së gazit Sakarya përbëhet nga një sistem prodhimi të gazit natyror që do të krijohet nën det, një fabrikë përpunimi që do të krijohet në bregun e Filyos dhe linjat e tubacioneve që do të lidhin këto dy njësi me njëra-tjetrën.

TË NGJAJSHME

IOS
ANDROID
DONACION
DËRGO MESAZH