Rtv Pendimi
Lajme

Apeli i Policisë së Kosovës për shoferët e automjeteve: Kujdes në trafik!

Policia e Kosovës me qëllim të ngritjes së sigurisë në trafikun rrugor, ngritjes së vëmendjes për një kujdes më të shtuar për të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në vazhdimësi ndërmerr veprime policore të cilat kontribuojnë në ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik.

“Edhe pse gjatë këtij gjashtëmujori kemi rënie të aksidenteve fatale për (-19.61 %), ndërsa rënie në total të aksidenteve prej (-13.25%), Policia e Kosovës me qëllim të reduktimit të aksidenteve në trafikun rrugor vazhdon të apeloj tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti te drejtuesit e automjeteve, që të jenë të kujdesshëm dhe sa më vigjilentë gjatë drejtimit të automjeteve të tyre.

Vëmendje kërkohet, posaçërisht në këtë periudhë kur kemi të reshura atmosferike, ku mund të ketë kufizim të dukshmërisë, rrugët mund të bëhen më të rrëshqitshme dhe qarkullimi nëpër rrugë vështirësohet”, thuhet në komunikatë, transmeton Indeksonline.

Më tutje, Policia e Kosovës me njësitet e saj do të vazhdoj të monitorojë dhe të menaxhojë situatën në trafikun rrugor nëpër të gjitha rrugët e vendit dhe aty ku pjesëmarrësit bien ndesh me rregullat në trafik, masa ndëshkuese ligjore do të aplikohen me qëllim të parandalimit të rasteve të aksidenteve në veçanti atyre me fatalitet që po paraqesin shqetësim për të gjithë dhe po shkaktojnë humbje të jetëve njerëzore.

Të ngjajshme

Vaksinat kundër gripit arrijnë sot, shpërndahen javën tjetër

Urim Isma

Rama dhe Cakaj drejt Bratislavës, Shqipëria merr presidencën e OSBE-së

Urim Isma

Lufta kundër racizmit, në Norvegji do të shpërndahen 10.000 kopje të Kuranit

Urim Isma

Bashkësia Islame e Kosovës mbledh mbi 300 mijë euro ndihma për Shqipërinë pas tërmetit

Urim Isma

Ndodh në Maqedoni, nxënësit publikojnë video në Instagram duke thyer dyert dhe bankat e shkollës

Urim Isma

Mashtronin njerëzit duke kërkuar ndihma për të dëmtuarit nga tërmeti, arrestohet drejtori i fondacionit në Tiranë

Urim Isma

Koalicioni LVV-LDK, Vjosa Osmani thotë se ka hapësirë që të gjendet zgjidhja

Urim Isma

NATO kërkon rindërtimin e unitetit politik

Urim Isma

Ilir Meta: Kosova të jetë krenare për Forcat e Sigurisë së saj

Urim Isma