Në mesin e mijëra aplikacioneve të shumta mobile që janë në dyqanin e saj të aplikacioneve mobile, Google e ka përzgjedhur një listë të aplikacioneve mobile që “duhet t’i keni”, dhe të cilat mund ti merrni nga Google Play Store.
Rezultati i kësaj përzgjedhje është një listë prej 127 aplikacionesh të sistemit operativ Android, të cilat Google rekomandon që së paku duhet ti shikoni. Dhe pjesa më e mirë e këtij rrëfimi është se shumica prej tyre janë falas për tu shkarkuar.
Në këtë mes, Google i ka përfshirë disa aplikacione tepër të mira. Disa janë të njohura dhe mbase ju tashmë i keni në telefonin ose tabletin tuaj, ndërsa ka edhe të tjera më pak të famshme që do të ju kryejnë shumë punë.