Aplikacioni i Androidit për telekomandim të televizorëve tani del edhe për iOS

Google ka lansuar aplikacionin e Androidit për telekomandim të televizorit nga telefonat e mençur edhe për platformën e Apple iOS.

Ky aplikacion ju lejon që të kontrolloni një numër të madh të televizorëve të Google nga iPhone, iPad apo iPad Touch.

Aplikacioni i Androidit për telekomandim të TV-ve për iOS, do të punojë nga iPhonët, iPad dhe iPod Touch të cilët kanë sistemin operativ iOS 8.0 e më të ri, transmeton koha.net.

Ky aplikacion vjen me d-pad për kontroll, i cili ju lejon që të kontrolloni TV me lëvizje, madje mund të përdoret për të kërkuar me zë apo duke shkruar nga smartfoni.