Rtv Pendimi
Shkenca dhe teknologjia

Aplikacioni i preshevarit zgjidhet më i miri në Itali

Aplikacioni i preshevarit zgjidhet më i miri në Itali
Bashkim Sejdiu nga Presheva, me anë të një algoritmi – në Milano, ku është numri më i madh i emigrantëve – kishte arritur të lehtësonte punën e autoriteteve shëndetësore që të zbulojnë se cili prej emigrantëve është i rrezikuar nga tuberkulozi ose nga ndonjë sëmundjet tjetër ngjitëse.

“Ne kemi krijuar një pyetësor që shumë lehtë zbulohet nëse emigranti është infektuar nga ndonjë sëmundje e caktuar ngjitëse”, tregon ai për plikacionin për mjekësi, i cili ka fituar në konkurrencë me dhjetëra projekte në Itali.

Derisa ai plotëson formularin, në të njëjtën kohë emigranti krijon një kartelë shëndetësore që i dërgohet administratës italiane.

Çdo formularë plotësohet në gjuhën e emigrantëve, ndërsa administratës i adresohet në gjuhën italiane.

“Shumica e emigrantëve nuk e zotërojnë gjuhën e vendit. Nëse e dërgojnë fëmijën e tyre te mjeku, atëherë nuk kuptojnë për prioritetin e vaksinave”.

Bashkimi ka zgjidhur edhe këtë problem me aplikacionin e zbuluar, kur edhe i vjen një mesazh në telefon në formë të “push alertit” se është koha për vaksinim dhe të gjitha komunikimet bëhen me telefon dhe kështu evitohet kostoja e postës.

“Edhe mjekut i lehtësohet puna, ngase edhe ai e ka vështirë sqarimin për rëndësinë e vaksinave nga moskuptimi i gjuhën së emigrantit”.

Madje, edhe fushatat kundër sëmundjeve të ndryshme ngjitëse mund të përcillen te emigrantët përmes aplikacionit.

Bashkim Sejdiu është bërë i njohur edhe për aplikacionin që e kishte bërë në dhjetë gjuhë të emigrantëve, për të lehtësuar komunikimin e emigrantëve me administratën italiane.

Me aplikacionin e Bashkim Sejdiut, emigrantët i kanë marrë më lehtë dokumentet italiane, edhe atë në dhjetë gjuhë të ndryshme të botës. /albinfo.ch/

Të ngjajshme

Si t’i mbani shpenzimet në nivel të njëjtë edhe kur energjia elektrike shtrenjtohet

Urim Isma

Shtatë gjëra të cilat nuk e keni ditur që mund t’i bëni në Facebook (Foto)

Kushtrim Guraj

WhatsApp sjell funksionin e shumëkërkuar të sigurisë

Kushtrim Guraj

Prodhohet kostumi që ndihmon të paralizuarit të ngrihen në këmbë

Kushtrim Guraj

Çfarë është inteligjenca dhe si matet?

Kushtrim Guraj

VW zyrtarisht me fabrikë në Turqi, kjo është vlera e mega-investimit

Kushtrim Guraj

Huawei Mate 30 Pro me ekran që përfshinë edhe pjesët anësore dhe kamerë të fuqishme

Qëndrim Ibrahimi

Rrjetet sociale nxisin depresion tek të rinjtë

Kushtrim Guraj

Google sjell dizajnin e ri për Play Store

Kushtrim Guraj