Njëra nga kompanitë krysore të sigurimeve në Qatar (QIC), ka ofruar në treg një aplikacion, i cili do t’i shërbej muslimanëvë gjatë muajit të shenjtë.
Aplikacioni QIC Islamic, mund të shkarkohet falas në të dy platformat: Android dhe IOS.
Duke i ofruar vargjet e Kur’anit dhe literaturës islame, aplikacioni ofron udhëzime dhe këshilla fetare, për të promovuar kulturën islame në një mënyrë moderne dhe të kuptueshme, është thënë në një deklaratë për media të QIC .
Aplikacioni, i cili ka shumë karakteristika, u lejon përdoruesve të saj të lexojnë Kur’anin e Shenjtë, të dëgjojnë recitimet e lexuesve të mirënjohur islam, të lexojnë Tefsirin (interpretimin e ajeteve të shenjta), dhe të kryejnë kërkim nga ajeti në ajet.
Përveç kësaj, aplikacioni ofron transmetim të drejtpërdrejtë të transmetimit të radios Kur’anore nga kryeqyteti i Katarit, mesazhe nga Hisn Al Muslim – libër i njohur islam, më pas ofrohen lajmërimet për kohën e namazit dhe ndihmohen përdoruesit ta përcaktojë drejtimin e Kiblës.
“Për më tepër, aplikacioni fuqizon përdoruesin që të gjejë xhaminë më të afërt dhe të ndjekë orarin e Ramazanit, duke e bërë atë shumë të vlefshëm gjatë këtij muaji. Ai gjithashtu lejon përdoruesit të gjejnë degët e QIC në Katar, “thekson deklarata.
Duke folur për tiparet e aplikacionit të nisur kohët e fundit, drejtuesi i Komunikimit të PR & Corporate në Grupin QIC tha se “duke qenë një kompani e Katarit, përpiqemi të sigurojmë që ne të mbajmë traditën e Katarit në çdo kohë. Duke pasur parasysh këtë propozim, nisja e aplikacionit para Ramazanit përputhet mirë me angazhimin e kompanisë”./Magazina e Ramazanit/.