Rtv Pendimi

Apple ka bërë gati 130 milionë iPhone për tregun global?

Gjiganti amerikan Apple thuhet se ka vendosur urdhra për një numër tronditës të iPhone që do të prodhohen gjatë tremujorit të tretë dhe të katërt të vitit 2015, thotë një raport i ri i cili citon burimet e afërta me rrjetin e furnizimit me iPhone 6S nga Apple.

Sipas Digitimes, prodhuesit tajvanez kanë vlerësuar kërkesën e Apple për prodhimin e iPhone në 45-50 milionë njësi për tremujorin e tretë të vitit 2015, dhe 70-80 milionë njësi për tremujorin e fundit të vitit që i kap edhe festat dhe Krishtlindjet.

Kjo do të thotë se sasia e pritur e iPhone-ëve të rinj që do të vihen në prodhim të përgjithshëm nga Apple për gjysmën e dytë të vitit 2015 do të sillet prej 115 milionë deri në 130 milionë njësi të kombinuara.

Këto vlerësime janë bazuar në kërkesën e Apple për pjesët dhe komponentët e iPhone për dy periudha të ndryshme të vitit, ndërsa burimet kanë thënë se prodhimi i iPhone 6s vërtetë filloi të marrë vrull në shtator.

Burimet e njëjta thanë se prodhimi i njësive të reja të iPhone nga Foxconn dhe Pegatron pritet të vazhdojë “pa probleme”, pasi nuk ka “mungesa të paneleve me Force Touch, module në kamera, apo pajisje për memorie të telefonit.” (Telegrafi)

TË NGJAJSHME