Apple ka shitur 700 milionë iPhone deri më sot!

Modelet e reja të iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus janë telefonat më të popullarizuar të Apple deri më sot, të cilët janë shitur shumë më shumë sesa modelet e tyre paraprake që nga debutimi i tyre zyrtar në treg.

Apple ka njoftuar tashmë se ata kanë arritur të shesin një total prej mbi 700 milionë njësive të iPhone, që nga iPhone i parë që debutoi në tregun global në vitin 2007.

Apple gjithashtu e ka konfirmuar se ‘çdo markë e madhe e makinave” tani ka nënshkruar marrëveshje me kompaninë për shërbimin e saj të ri të integruar në makina – CarPlay për Apple iPhone.

Kompania gjithashtu ka folur për Apple HealthKit në iPhone dhe gjithashtu për pajisjen dhe HealthKit që është duke u përdorur për kërkime mjekësore. (Telegrafi)