Shefi Ekzekutiv i Apple, Tim Cook, ka thënë për Wall Street Journal, që kjo kompani po konsideron që të marr veprime ligjore kundër presidentit amerikan, Donald Trump, që ndalon hyrjen në SHBA të personave të shtatë vendeve me shumicë myslimane.
Cook ka thënë se koorporata më e madhe amerikane do të vazhdojë t’i bëjë presion Shtëpisë së Bardhë për ta ndryshuar këtë vendim, transmeton Klan Kosova.
Ai nuk tregoi konkretisht se çfarë do të thotë të ndërmarr hapa konkret legal por ka thënë se Apple dëshiron të jetë “konstruktiv dhe produktivë”.
“Më shumë se cilëdo vend tjetër në botë, ky shtet është i fuqishëm për shkak të kaluarës sonë dhe kapacitetit tonë që të mirëpresim të gjithë njerëzit me çfarëdo të kaluare. Kjo gjë, na bënë të veçantë”, ka thënë Cook.