Gjiganti amerikan i telefonisë “Apple” ka publikuar iPhone të ri. Ai është më i vogël, dhe quhet “iPhone SE”.
”Dimensionet janë të ngjashme me atë të një iPhone 5, por do të jetë dy herë më i shpejtë”, ka shpjeguar “Apple” gjatë prezantimit të tij në “Cupertino”.
“Apple ka shitur 30 milionë iPhone me ekran 4 polsh gjatë vitit që kaloi”, ka thënë Tim Cook, drejtor i përgjithshëm i “Apple”, gjatë prezantimit të smartfonit të ri “iPhone SE”.
“iPhone SE” do të ketë vlerë prej 399 dollarë, për modelin me 16 giga-memorie.
Dorëzimet e tij do të fillojnë më 31 mars, ndërsa porositë që nga 24 marsi./KP/./zeri