Apple Pay edhe në Evropë, së shpejti?

Shërbimi i pagesave Apple Pay është në dispozicion në SHBA për momentin, edhe pse duket se kompania amerikane tashmë e ka në plan që shërbimin e njëjtë ta ofrojë edhe në Mbretërinë e Bashkuar dhe në vendet tjera të Evropës gjatë vitit 2015.

Në listën e pozitave të reja të punës që Apple i ka hapur mund të shihet se kompania është duke kërkuar njerëz që ti ndihmojnë asaj ta lëshojë shërbimin në Evropë, Lindje të Mesme dhe Afrikë.

Përveç shërbimit të saj të pagesave, vitin e ardhshëm Apple pritet ta lëshojë edhe orën e saj të mençur Apple Watch, dhe pyetja është nëse Apple do ta lëshojë shërbimin e saj të ri Pay në Evropë në të njëjtën kohë me atë të orës, për të cilën ishte thënë se do të vijë në kontinentin tonë gjatë muajit mars të vitit të ardhshëm. (Telegrafi)