Rtv Pendimi

Apple po ndërton një makinë elektrike

Elon Musk gjatë një interviste për “BBC” tha se Apple po punon për krijimin e një makine elektrike për të rivalizuar Tesla-n, e cila pritet të jetë gati në vitin 2019.

Spekulimet se Apple po i bashkohet tregut të makinave elektrike nisën që para gati një viti, ku u njoftua se kompania teknologjike ka punësuar inxhinierë të Tesla-së.

Musk pastaj e përshkroi Apple-in si “Varreza e Tesla-së”, pasi punëson ish-inxhinierë të Tesla-së që janë pushuar nga puna.

Pavarësisht qëllimeve të tyre të dukshme, Musk nuk e sheh Apple-in si një rival të rëndësishëm. Ai thotë se konkurrenca me Apple-in vetëm do ta ndihmojë të zgjerojë tregun e makinave elektrike në të gjithë botën./Zëri

TË NGJAJSHME