Rtv Pendimi

Apple zgjidh problemin e baterisë

Drejtori ekzekutiv i kompanisë teknologjike “Apple”, Tim Cook me qendër në SHBA njoftoi se përditësimi që do të bëhet në iOS 11, do të ofrojë zgjidhjen për të pamundësuar zvogëlimin e performancës së baterisë në telefonat iPhone.

Në deklaratën e dhënë për kanalin televiziv ABC News, Cook tha se me përditësimin i cili planifikohet të bëhet muajin e ardhshëm, përdoruesit do të mund të kontrollojnë cilësinë për zvogëlim të performancës së baterisë.

Duke theksuar se me përditësimin e ri, përdoruesit do të informohen për zvogëlimin e performancës së baterisë për të “ndaluar ndaljen e befasishme”, Cook shtoi “Nëse nuk dëshironi, mund ta ndalni këtë cilësi”.

Muajin e kaluar, Apple pati pranuar që pas vjetërsimit apo pakësimit të mbushjes, i ka ngadalësuar modelet iPhone 6, 6S, SE dhe 7 “për të parandaluar ndaljen e befasishme”.

Ndryshe, përditësimi në iOS 11 do të prezantohet në fillim të muajit të ardhshëm ndërkaq në muajin mars do t’u ofrohet përdoruesve. (AA)

TË NGJAJSHME