Arabia Saudite do të organizojë panairin e parë të mbrojtjes me kompanitë kryesore botërore

Autoritetet në Arabinë Saudite njoftuan se gjithçka është gati për organizimin e Panairit të parë Botëror të Mbrojtjes (WDS), i cili do të mbledhë së bashku kompanitë kryesore botërore në këtë sektor në mars, raporton Anadolu Agency (AA).

WDS do të mbahet në Arabinë Saudite nga data 6 deri më 9 mars, organizuar nga Drejtoria Saudite e Industrisë Ushtarake (GAMI).

Do të jetë panairi i parë global i këtij lloji në Arabinë Saudite dhe do të bashkojë 450 kompani nga 37 shtete.

Ekspozuesit në panair do të përfshijnë Lockheed Martin, Boeing, General Dynamics, Navantia, BAE Systems, L3 Harris dhe Norinco.

Një ditë para panairit në Riad do të mbahet Forumi i Mbrojtjes i organizuar nga Instituti Ndërkombëtar për Kërkime Strategjike (IISS).