Rtv Pendimi

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Tunizia dërguan satelitë në hapësirë

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Tunizia dërguan satelitë në hapësirë

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe Tunizia nga Kazakistani lëshuan gjithsej 4 satelitë në hapësirë ​​me të njëjtat raketa transportuese, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të lajmeve të Arabisë Saudite, SPA, dërgimi i 2 satelitëve të Arabisë Saudite në hapësirë ​​u krye nga Baza Hapësinore Baikonur përmes raketës transportuese Soyuz-2 që i përket Rusisë.

Në një deklaratë në llogarinë zyrtare të Agjencisë Hapësinore Saudite në Twitter thuhet se dy satelitët me emrin “Shaheen Sat” dhe “CubeSat” ishin 100 për qind prodhim lokal.

Agjencia zyrtare e lajmeve të Emirateve të Bashkuara Arabe, WAM, gjithashtu publikoi ​​imazhe të lëshimit të “satelitit nanometrik” me emrin DMSat-1. Më tej thuhet se sateliti, i cili ka aftësinë për të ekzaminuar edhe pjesë të padukshme, do të vëzhgojë ndotjen e shkaktuar nga ndryshimi rajonal i klimës, mjedisi, ajri dhe gazrat serrë dhe do të mbledhë të dhëna në lidhje me këtë.

Tunizia gjithashtu njoftoi se dërgoi në hapësirë ​​satelitin me emrin “Challenge 1” me një raketë ruse të lëshimit, ndërsa thuhet se sateliti u prodhua me pajisje vendore.

Presidenti tunizian, Kais Saied, në një deklaratë në lidhje me temën tha se, “Ajo që po ndodh sot është rezultat i talenteve të rinisë tuniziane, të cilët mund të kapërcejnë të gjitha vështirësitë dhe pengesat dhe të arrijnë kudo me vullnet dhe besim”.

Agjencia Federale Ruse e Hapësirës (Roscosmos) njoftoi se përmes raketës Soyuz-2 lëshimi i 38 satelitëve të huaj, i planifikuar për më 20 mars, u shty për më 21 mars.

TË NGJAJSHME