Rtv Pendimi
Lajme

Arabia Saudite mbyll Rijadin, Mekën dhe Medinën për të parandaluar koronavirusin

Arabia Saudite ka urdhëruar mbylljen e kryeqytetit, Rijadit dhe qyteteve të shenjta të Mekës dhe Medinës për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri (Covid-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas masave të reja parandaluese të urdhëruara nga mbreti saudit Salman, hyrja dhe dalja nga të tre qytetet do të ndalohet, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve SPA. Masat e reja, të cilat do të hyjnë në fuqi ditën e enjte, gjithashtu përfshijnë parandalimin e banorëve në 13 rajone të Mbretërisë të largohen nga rajoni ose të udhëtojnë në një rajon tjetër.

Ora policore tre-javore e vendosur të hënën është ashpërsuar në Rijad, Mekë dhe Medine, e cila fillon nga ora 15:00 sipas kohës lokale (ora 12:00 sipas kohës në Evropën Qendrore) deri në orën 19:00 sipas kohës lokale (ora 16:00 me kohën e Evropës Qendrore).

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, koronavirusi i ri është përhapur në të paktën 171 vende dhe territore. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur shpërthimin e Covid-19 një pandemi globale.

Numri i rasteve të konfirmuara në të gjithë botën tani ka tejkaluar 435 mijë ndërsa numri i vdekjeve ka shkuar mbi 19.600 kurse rreth 112 mijë janë rikuperuar, tregojnë të dhënat e përpiluara nga Universiteti “Johns Hopkins” me qendër në SHBA.

Pavarësisht rritjes së numrit të rasteve, shumica e njerëzve që kontraktojnë virusin vuajnë vetëm simptoma të lehta para se të shërohen.

Të ngjajshme

Kosovë, shkon në 224 numri i rasteve me COVID-19

Kushtrim Guraj

Turqia më e hershme se Evropa me masat kolektive kundër pandemisë COVID-19

Kushtrim Guraj

Francë, konfirmohen 541 vitktima të reja nga COVID-19

Kushtrim Guraj

Kosovë, mbërrin kontingjenti me ndihma nga Turqia për luftimin e koronavirusit

Kushtrim Guraj

Kryeparlamentari turk: Turqia do të zgjasë gjithmonë dorën e ndihmës për vëllezërit

Kushtrim Guraj

Thaçi: Thellësisht mirënjohës për Turqinë për mbështetjen e Kosovës

Kushtrim Guraj

Turqia dërgon donacion për Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën për të luftuar me COVID-19

Kushtrim Guraj

Koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të braktis edhe një bazë në Irak

Kushtrim Guraj

BE pranon “pamjaftueshmërinë e mbështetjes ndaj Italisë”

Kushtrim Guraj