Grupi i parë i haxhilerëve mbërriti në Arabinë Saudite sot, për herë të parë që nga shpërthimi i pandemisë së koronavirusit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Një grup prej 358 haxhilerësh nga Indonezia mbërritën në Aeroportin Ndërkombëtar Princi Mohamed bin Abdulaziz në qytetin e shenjtë të Medinës, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve SPA.
Gjatë dy viteve të fundit të pandemisë, Arabia Saudite e lejoi Haxhin vetëm për haxhilerët vendas.