A6BB7DE3-E3B2-4901-8253-511B5125E9EC

Arbnora Fejza – Idrizi synon t’a thyej një rekord të ri botëror për të tretën herë

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka vizituar në Skenderaj artisten e dy rekordeve Guinness, Arbnore Fejza-Idrizi, e cila po synon që në vigjile të përvjetorit të Pavarësisë të arrijë edhe një rekord të ri botëror për Kosovën.

Ministrja Haradinaj-Stublla tha se ishte kënaqësi e madhe të shihte pamjen mahnitëse të flamurit tonë me të cilin synohet të thyhet një rekord tjetër botëror.

“Artistja e dy rekordeve Guinness, znj.Arbnore Fejza-Idrizi bashkë me nxënës vullnetarë nga Skënderaj, kanë realizuar Mozaikun më të Madh me Origami në Botë, Flamurin e dashur të Republikës sonë, duke vendosur me mjeshtri të rrallë 127,400 letra origami”, bëri të ditur Haradinaj-Stublla.

Shefja e diplomacisë kosovare, me këtë rast tha se përkushtimi i secilit prej nesh në ngritjen e imazhit të Kosovën, do ta bëjë shtetin tonë edhe më krenar përkrah vendeve demokratike të botës, të cilave trembëdhjetë vite më parë iu bashkua edhe Republika e Kosovës.