Rtv Pendimi
Lajme

Arrestohet Salih Tahiri, vëllai i kryetarit të Vushtrrisë Xhafer Tahiri

Policia e Kosovës ka arrestuar Salih Tahirin, vëllaun e kryetarit të Vushtrrisë Xhafer Tahiri.

Përveç tij, është arrestuar edhe një person tjetër me inicialet Sh.K.

Lajmin për arrestimet e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

“Sot, më 7 tetor, Njësia e Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Mitrovicë ka arrestuar dy të dyshuar për përfshirje në veprën penale ‘ushtrim i ndikimit’. Me aktvendim të prokurorit, që të dy janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka thënë Hoxha për KTV-në.

Në një video-skandal të publikuar ditë më parë, Salih Tahiri, dëgjohet duke diskutuar për marrje ryshfeti në këmbim të lejeve ndërtimore.

Kujtojmë se Prokruoria kishte nisur hetimet për vëllanë e kryetarit të Vushtrrisë që vjen nga LDK-ja.

Ndërmjet qebapëve e jogurtit, Salih Tahiri, vëllai i kryetarit të Vushtrrisë, Xhafer Tahirit, dyshohet të jetë përfshirë në afera korruptive.

Portali Indeksonline ka publikuar një video-material 12-minutësh, ku supozohet se diskutohet e merret ryshfet në këmbim të lejeve për ndërtim, derisa identiteti i bashkëbiseduesit të Salih Tahirit, nuk bëhet i ditur.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, në llogarinë e tij në Facebook, kishte akuzuar Partinë Demokratike të Kosovës për shantazh.

Të ngjajshme

Gjenden 39 kufoma brenda një kamioni në Britaninë e Madhe

Urim Isma

Shefi i Pentagonit në Irak për të biseduar tërheqjen e trupave nga Siria

Urim Isma

Shqiptarët më dembelët e Evropës, 80 për qind nuk bëjnë asnjë aktivitet fizik

Urim Isma

Thaçi për rezolutën “Bytyqi”: Kur është në pyetje Kosova, SHBA-ja është një

Urim Isma

Erdoğan: Turqia dhe Rusia nuk do të lejojnë asnjë ‘axhendë separatiste’ në Siri

Urim Isma

Sot pritet të takohen përsëri LVV-LDK

Urim Isma

Viktimat e krimit në Kosovë, të pambrojtura

Urim Isma

Rinumërohen mbi 73% e vendvotimeve

Urim Isma

Vuçiq: Kurti po shoqërohet me Rada Trajkoviqin, Beogradi nuk e sheh Kosovën me dylbi ushtarake

Urim Isma