Arrin në Kosovë grupi i fundit i haxhive

Grupi i fundit i haxhive kosovarë, të cilët këtë vit kryen haxhin në vendet e shenjta, është kthyer sot në Kosovë. Ata kanë ateruar në orën 10:40 në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Në pritje të tyre kishin dalë familjarë të shumtë, të cilët të mallëngjyer e me lot gëzimi uruan haxhitë për haxh e ibadetete të pranuara.

Haxhitë tanë, në mënyrë të organizuar, grupe-grupe, kanë filluar udhëtimin drejt vendeve të shenjta më 28 qershor 2022. Ata fillimisht kanë vizituar Mekën, ku edhe kanë kryer ceremoninë e haxhit, ndërsa më 13 korrik 2022, ata kanë filluar vizitën në qytetin e Medinës.

Bashkësia Islame e Kosovës njofton se organizimi i sivjetmë i haxhit ka shkuar sipas rregullave dhe planit të paraparë.