Arsyet pse duhet të konsumoni 1 lugë vaj ulliri çdo mëngjes

Vaji i ullirit nuk përdoret vetëm në kuzhinë, por edhe në mjekësi, farmaci apo për higjienën personale. Ajo çka e bën vajin e ullirit një super ushqim është niveli i lartë i yndyrave mono të pangopura, sidomos acidit oleik dhe antioksidues të ndryshëm. Për shkak të përfitimeve të shumta që i sjell shëndetit, vaji i ullirit është quajtur ndryshe “mrekullia mesdhetare”.

Nëse do të konsumoni 1 lugë çaji vaj ulliri çdo mëngjes, ju do të parandaloni këto sëmundje:

Sëmundjen e dementias

Një nga shkaktarët e sëmundjes së alcejmerit është rritja e akumulimit të amino acideve në tru. Një grup ekspertësh në Universitetin e Luizianës kanë zbuluar se një përbërje fenolike e quajtur “oleocanthal”, që gjendet tek vaji i ullirit ekstra i virgjër, ka fuqinë të kontrollojë nivelin e këtyre amino acideve dhe t’i spastrojë ato.

Parandalon kancerin

Vetitë e vajit të ullirit ekstra të virgjër janë të mirë për luftën kundër llojeve të ndryshme të kancerit. Dy llojet e kancerit që janë testuar më shpesh lidhen me sistemin e tretjes dhe kancerin e gjirit.

Vaji i ullirit është i pasur me acid oleik që parandalon formimin e qelizave kancerogjene, dhe me antioksidues fenolikë, të cilët kanë veti kundër kancerit.

Ul nivelin e sheqerit në gjak

Konsumimi i vaj të ullirit ekstra të virgjër nga pacientët që vuajnë nga diabeti i tipit 2 i ndihmon ata në uljen e nivelit të sheqerit në gjak, si dhe ndihmon në rregullimin e tensionit të gjakut.

Përfitime të tjera shëndetësore të vajit të ullirit:

Forcon sistemin imunitar: antioksiduesit tek vaji i ullirit mbrojnë sistemin imunitar nga infeksionet.

Mbron zemrën: vaji i ullirit ndihmon në balancimin e niveleve të kolesterolit.

Ndihmon në rënien në peshë – vaji i ullirit ju ndihmon të digjni sasinë e dhjamit të tepërt, sigurisht i kombinuar me dieta dhe ushtrime.

Ja sa vaj ulliri duhet të konsumoni çdo ditë për shërimin e sëmundjeve të ndryshme:

Për tretjen: 30 ml vaj ulliri

Për tensionin e lartë të gjakut: 30-40 ml vaj ulliri ektra të virgjër, si pjesë të dietës. Një opsion tjetër është duke përdorur 400 mg të sktrektit të gjethes së ullirit 4 herë në ditë.

Për parandalimin e sëmundjeve të zemrës: 50 ml në ditë.

Për kolesterolin e lartë: 23 ml vaj ulliri çdo ditë (rreth 2 lugë çaji)./face-day.com