Rtv Pendimi

ARSYETONI E MOS U NGUTNI TË GJYKONI!

– Një femër hipi në taksi dhe u ul në ulësen anësore të shoferit, kurse ulëset mbas ishin të lira!!

(Ajo ishte gruaja e taksistit..)

– Një burrë me mjekër kalon pranë xhamisë, njerëzit janë duke u falur, e ai kalon pa mos hyrë fare në xhami!

(Ai vetëm se është falur në xhami tjetër ku falet namazi menjëherë pas ezanit..)

– Një njeri u ul afër një tjetrit në tren, e i dha selam, mirëpo nuk ia kthehu selamin!

(Shumë thjesht, nuk e dëgjoi..)

– Shoku yt i shkollës refuzon të del me juve natën për të pirë kafe së bashku me ju!

(Ai nuk është koprrac, mirëpo e sheh prindin se si lodhet dhe mundohet për t’ia dërguar disa të holla për çdo muaj..)

Në shumicën e rasteve ti nuk e sheh përveçse një pjesë të pamjes, kurse pjesën tjetër paramendoje pozitivisht, me qëllim që mos t’i lëndosh njerëzit dhe mos t’ua marrish të drejtat! Ki mendim të mirë për të tjerët që të jesh i qetë dhe të tjerët të jenë të qetë nga ti!

Një nga të parët tanë fisnik tha: Nëse e sheh një nga vëllezërit e tu musliman se nga mjekra e tij pikon alkool, duhet të thuash ndoshta i është hedhur mbi mjekër alkool!

Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë: Pasha Allahun, njeriu e ka vështirë që për vete të di nijetin e tij në veprën e tij, e si merr guximin që të flet për nijetet e të tjerëve!

Për këtë arsye, kërkoni arsyetime për vëllezërit e juaj dhe kini mendim të mirë për ta, dhe gjithmonë thoni, ndoshta ai ka ndonjë arsye po ne nuk e dimi!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

TË NGJAJSHME