Rtv Pendimi

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së mblidhet të enjten për ofensivën e Izraelit në Gaza

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së mblidhet të enjten për ofensivën e Izraelit në Gaza

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (OKB) do të mblidhet të enjten për të diskutuar ofensivën e vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Përderisa Izraeli vazhdon të intensifikojë ofensivën në Gaza, në llogarinë e tij në wëitter, presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Volkan Bozkır, njoftoi se takimi i të enjtes do të trajtojë “situatën e rëndë në territoret e pushtuara palestineze”.

Sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë, si pasojë e sulmeve izraelite në Rripin e Gazës që nga java e kaluar, të paktën 200 palestinezë janë vrarë, përfshirë 59 fëmijë dhe 35 gra.

Mbi 1.300 persona po ashtu janë plagosur dhe dhjetëra ndërtesa janë shkatërruar ose janë dëmtuar në sulmet izraelite.

Dhjetë izraelitë po ashtu janë vrarë nga raketat palestineze të lëshuara nga Rripi i Gazës në Izrael.

TË NGJAJSHME