Kur të shtohet dhimbja në brendësinë tënde dhe gjoksi të shtrëngon, ji i bindur se ka ilaç për mundimet e tua.
Lutja, thirrja dhe zëri i sinqertë, i cili del nga zemra dhe gjoksi yt, janë ilaçi më i mirë.
Allahu me madhërinë e Tij, askujt nuk ia ka kthyer dhe nuk ia kthen thirrjet e tij.
Nëse i ankohesh tërë botës për atë se çfarë e ndien brenda teje, askush nuk do të të dëgjojë sikurse Allahu.
Prandaj, kapu për thirrjet e sinqerta nga zemra dhe asnjëherë lutjet nuk do të t’i kthejë Allahu.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU