Rtv Pendimi

ASNJË E MIRË MOS TË DUKET E VOGËL

Motivi ynë për vepra të mira lidhet ngushtë me besimin tonë në Allahun. Bindja jonë ndaj Tij na stimulon që të veprojmë duke zgjedhur më të mirën që mund të bëjmë.
Nganjëherë ndodhemi para dilemës ta bëjmë apo jo një punë të caktuar për shkak se na duket e paktë dhe e vogël.
Për të mos u ndikuar negativisht nga kjo dilemë dhe për të mos reshtur së vepruari mirë, duhet të kemi parasysh disa gjëra:
– vepra, sado e vogël që të jetë, megjithatë është e mirë,
– ajo nga ana jonë mund të duket e paktë dhe e vogël, por shpërblimi që Allahu mund të japë për të, mund të jetë i madh,
– ajo vepër, sado që në sytë tanë mund të duket e vogël, mund të jetë hisja që peshojën e veprave të mira e bën të anojë kah duhet dhe si rrjedhojë, vepruesi të futet në xhenet.
I Dërguari i Allahut ka thënë:
“Assesi mos nënvlerëso çkado nga veprat e mira, qoftë edhe të takosh vëllaun tënd me fytyrë të çelur.”

Hoxhë Ekrem Avdiu

TË NGJAJSHME