Rtv Pendimi

ASNJË SHPIRT NUK VDES PA E PLOTËSUAR RISKUN E VET

Rrëfehet për një njeri se kishte pas ra në pus dhe filloi të bërtasë dhe të kërkojë ndihmë. Njerëzit e dëgjuan britmën e tij dhe shkuan shpejt ta shpëtojnë. E nxorën dhe e ngritën nga pusi.

Një njeri erdhi dhe i dha të pijë qumësht e të qetësohet dhe e pyetën se si ra në pus.

Njeriu filloi t’ua sqarojë hollësisht se si ra në pus dhe u afrua në skaj të pusit që ta përshkruajë se si ra në të, mirëpo këtë herë ra në pus dhe vdiq!

Shejh Dr. Salih el Megamesi, Allahu e ruajttë!, thotë: “Ky njeri, nga risku i tij, i kishte pas mbetur që ta pijë edhe atë sasi të qumështit, dhe kur e piu, dhe përfundoi risku i tij që e ka pasur të përcaktuar, ra në të njëjtin vend dhe vdiq.”

Mos kini frikë për riskun tuaj, ju vetëm merrini shkaqet, kurse Allahu është Furnizuesi dhe nuk do të vdesë asnjë shpirt pa e plotësuar riskun e vet.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

TË NGJAJSHME