Rtv Pendimi
Samet Tours
Vip Well
Good life Restaurant
auto lider
Lajme

Astana, fillon raundi i 11-të i bisedimeve të paqes për Sirinë

Muslim Shop

Me takimin e delegacioneve të Rusisë dhe regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad, sot në Astana filloi raundi i 11-të i bisedimeve të paqes për Sirinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Delegacionet nga Moska dhe Damasku këtë mëngjes zhvilluan një takim konsultativ në kryeqytetin e Kazakistanit, kurse gjatë ditës dhe nesër takimeve do t’i bashkohen edhe delegacionet e Turqisë, Iranit dhe opozitës siriane.

Kreu i delegacionet rus dhe Aleksandr Lavrantie, i dërguari i posaçëm i presidentit të Rusisë Vladimir Putin për Sirinë, tha se këtë mëngjes pjesë e negociatave do të jenë çështjet e formimit të komisionit kushtetues, situata në Idlib, problemet e refugjatëve dhe lufta kundër terrorizmit.

Në të njëjtën kohë, gjatë bisedimeve dyditore, delegacionet gjithashtu do të mbajnë një takim të ri të grupit të punës për të organizuar shkëmbimin e të burgosurve në Siri. Javën e kaluar, ky grup kreu shkëmbimin e dhjetë të burgosurve.

Në Astana ka mbërritur edhe i dërguari i posaçëm në largim i Kombeve të Bashkuara (OKB) për Sirinë, Staffan de Mistura. Ai në një konferencë të shkurtër për mediat shprehu shpresën se do të arrihet progres konkret në formimin e komisionit për hartimin e kushtetutës së re në Siri.

Burime të afërta me opozitën siriane, thonë se kreu i delegacionit Ahmad Tuma do të insistojnë që të negociohet edhe rreth arrestimeve të rastësishme dhe krijimit të kushteve adekuate për kthimin e refugjatëve dhe rindërtimin e Sirisë.

Së shpejti në Astana një takim konsultativ do të mbajë dhe delegacioni i Turqisë dhe forcat opozitare nga Siria, si dhe delegacionet e Turqisë, Rusisë dhe Iranit.Negociatat kryesore do të mbahen nesër, kur të gjitha delegacionet do të ulen në tryezën e negociatave.

Delegacionet e Turqisë dhe Iranit udhëhiqen nga zëvendësministrat e Punëve të Jashtme, Secat Onal dhe Hussein Ansari.

Me ndërmjetësimin e Turqisë, Rusisë dhe Iranit, bisedimet e paqes për Sirinë në Astana filluan në janar të vitit të kaluar. Delegacionet u takuan në Astana në nëntë raste dhe raundi i fundit i negociatave u mbajt në Soçi të Rusisë.

Qëllimi i procesit të paqes është vendosja e armëpushimit dhe zgjidhja e krizës së thellë në Siri, e cila ka qenë skena e një lufte civile për 7 vite.

I gjithë procesi është nën kujdesin e OKB-ve dhe janë ndërmarrë hapa pozitivë për të zgjidhur krizën politike në Siri.

Janë përcaktuar zona të veçanta të de-eskalimit për të cilat është arritur armëpushim. Komisionet e posaçme punojnë në përgatitjen e shkëmbimit të të burgosurve, kurse në takimin e fundit në Soçi filloi procesi i formimit të një komisioni për hartimin e kushtetutës së re të Sirisë.

Të ngjajshme

Dorëzohen edhe 82 kallëzime penale për krime lufte

Kushtrim Guraj

Deklarata e Pavarësisë vendoset në kryeqytet

Kushtrim Guraj

Suedia do të deportojë emigranten e paralizuar përkundër ndalesës së mjekëve

Kushtrim Guraj

Haradinaj përsëri kundërshton SHBA-të: Taksa do të mbes në fuqi deri në njohjen nga Serbia

Kushtrim Guraj

Kabul, shpërthim pranë aeroportit pas aterimit të zëvendëspresidentit afgan

Kushtrim Guraj

Turqia, SHBA dhe Katari stërvitje të përbashkët në Doha

Kushtrim Guraj

Shkup, shënohet dita botërore e sindromës Down

Kushtrim Guraj

Maqedoni, fillojnë debatet për strategjinë “Një shoqëri për të gjithë”

Kushtrim Guraj

Gjermania ndalon eksportin e armëve për Arabinë Saudite

Kushtrim Guraj