Rtv Pendimi

ASUS ZenFone 2 (premium) sjell 4GB RAM

Më parë gjatë muajit, ASUS ZenFone 2 doli në shitje në Tajvan. Telefoni do të vijë edhe në tregun evropian, dhe me sa duket në kontinentin tonë do të kemi edhe një version më të fuqishme të ASUS Zenfone 2.

ASUS France ka publikuar disa pamje të telefonit të ri të kompanisë në Twitter, dhe me sa duket ka disa versione të ZenFone 2 – e një prej tyre do të shfaqet me 4GB RAM dhe me çmim më të lartë sigurisht.

Versione të ndryshme të telefonit do të dalin në shitje, duke filluar prej modelit bazik që do të kushtojë 179 euro. I njëjti do të ofrojë ekranin me 5” në HD, procesorin me 1.6GHz Intel Atom Z2560 me 2GB RAM dhe 8GB memorie të brendshme.

Versioni tjetër mesatar do të kushtojë 249 euro dhe do të ofrojë ekranin me 5.5-inç me rezolucion prej 1,280 x 720 pikselëve, 2GB RAM dhe 16GB memorie të brendshme.

Dhe i fundit është version premium, që përfshin ekranin me 5,5-inç, rezolucionin prej 1920 x 1080 pikselëve, procesorin 2.3GHz më të shpejtë nga Intel Atom, 4GB RAM dhe 32GB memorie të brendshme. (Telegrafi)

TË NGJAJSHME

IOS
ANDROID
DONACION
DËRGO MESAZH