Çdo i heshtur s’do të thotë që e ka të pamundur të kundërshtojë.
Ka prej tyre që heshtin që mos t’i lëndojnë të tjerët.
Ka prej tyre që heshtin, sepse, nëse flasin ndiejnë dhembje, e të folurit e tyre ua shton edhe më tepër dhembjen.
Ka prej tyre që heshtin, ngase e dinë se fjalët e tyre nuk bëjnë fare dobi kur flasin.
Ka prej tyre që kur zemërohen heshtin, me qëllim që mos ta humbin askënd.
Dhe mbetet të heshturit më të madh, e ajo është të heshturit tënd, që ta ngritësh veten dhe personalitetin tënd.
Nuk ka njeri që nuk ka presion nga problemet e jetës. Ne jetojmë në një tokë e cila është përgatitur për sprova dhe bela dhe nga to nuk kanë shpëtuar as pejgamberët.
Prandaj, faleminderit për të gjithë ata që na arsyetojnë para se të kërkojmë falje, për ata që na e vlerësojnë gjendjen tonë para se t’ua qartësojmë atë, për ata që na duan edhe përskaj të metave tona dhe Allahu na i faltë neve mëkatet, të gjithë atyre që na dëmtuan dhe e thanë për ne gjithë atë që nuk është e vërtetë.
Nuk të dëmtojnë fare komentet dhe qartësimet e të tjerëve karshi sjelljeve të tua. Oreksi i tyre për të të ofenduar i zbukuron veprat e tua dhe i shëmton sjelljet e tyre.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU