ATË QË NA E MËSON JETA ËSHTË THESAR I ÇMUAR

– Të menduarit e tepërt për të ardhmen është vrasësi i parë i lumturisë sate.

– Gjumi i lehtë pasi të mësosh diçka të re, të ndihmon në përforcimin e mbajtjes mend të asaj që e ke mësuar.

– Dëshpërimi bëhet katër herë më i madh sesa ajo normalja, kur shkaktari i atij dëshpërimi, është personi që e do nga brendësia e zemrës dhe e shpirtit tënd.

– Në vitin 2013 pasioni apo dhënia pas interneti është klasifikuar si çrregullim psikik i vërtetë.

– Ka mundësi që një njeri të vdesë nga frika, edhe kjo, për shkak se njeriu kur ka ndjenja të tepërta të frikës, trupi sekreton adrenalinë, e nëse sekretimi i adrenalinës është në nivel të lartë, vjen deri te helmimi i trupit, e me të edhe deri te vdekja.

– Pagjumësia për një kohë më të gjatë shkakton vështirësi në kontrollimin e ndjenjave të tua, derisa ka mundësi që nganjëherë të qeshësh shumë për gjëra të kota.

– Përmallimi i rëndë dhe mendimi i tepërt për një person të caktuar, e bën njeriun që ta lidhë çdo gjë që e sheh dhe çdo gjë që e dëgjon brenda ditës me këtë person.

– Truri yt ka mundësi ti kthejë të gjitha situatat dhe rastet e pikëllimit që i ke kaluar gjatë jetës, edhe atë vetëm se me përjetimin e një situate ku në të ndihesh i pikëlluar.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU