Atleti gëzohet para kohe [video]

Ky është një moment kur një atleti i iku fitorja nga duart pasi në fund të garës ai u ngadalësua për të festuar fitoren, të cilën në fund e mori kundërshtari i tij që shfrytëzoi gabimin e atletit gjimnazist.

Tanguy Pepiot, një vrapues i shtegut me pengesa për Universitetin e Oregonit, kishte një epërsi të madhe ndaj rivalit të tij Meron Simon, i cili garonte për Universitetin e Washingtonit.

Më shumë se tre mijë persona po e shikonin favoritin e tyre të Oregonit, por në fund ai i zhgënjeu kur filloi ta festonte fitoren para se ta mbyllte garën.

Shikuesit filluan ta paralajmërojnë Pepiotin se kundërshtari i tij po i afrohej me një shpejtësi të madhe, por ai këtë e kuptoi vonë pasi Simon veçse doli i pari për të fituar.