Avionë me ndihma humanitare dhe ekipe shpëtimi nga Türkiye kanë fluturuar drejt Libisë, e cila është goditur nga përmbytje shkatërruese të shkaktuara nga stuhia, raporton Anadolu.
Siç njofton Ministria e Mbrojtjes e Türkiyes, dy avionë janë nisur drejt Libisë, ndërsa avioni i tretë po përgatitet për nisje drejt këtij “vendi mik dhe vëlla”.
Ndihma është dërguar me urdhër të presidentit të Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan.