Rtv Pendimi

Avokadoja lufton infeksionet edhe më rezistuese

Fruta e avokados mund të fshehë sekretin e luftimit te infeksionet agresive, rezistuese ndaj antibiotikëve në spitale nëpër gjithë botën. Një substancë natyrale e gjetur në frytin e pyjeve kiliane bllokon aftësinë e bakterit të stafilokokut të verdhë për të refuzuar antibiotikët.

Këto baktere specifike janë shkaku më i zakonshëm i infeksioneve në varrat e operimit, pasi ato zhvillojnë rezistencë jashtëzakonisht shumë shpejt, transmeton “Zëri“.

Student i doktoratës Jes Gitz Holler, nga Universiteti i Kopenhagës, ka punuar me popullin Mapuche në Kili, vend ky ku gjendet kjo frutë me shumicë për të bërë zbulimin.

“Kam zbuluar një substancë natyrale në bimën e avokados kiliane që është aktive në trajtimin e kombinuar me antibiotikët tradicionalë. Bakteret rezistues kanë një lloj pompe në membranën e tyre bakteriale që në mënyrë efikase largon jashtë antibiotikët sapo ata të kenë fituar qasjen”, tha ai, transmeton “Zëri“.

Është identifikuar një substancë natyrale që pengon veprimin e pompimit, ashtu që mekanizmat mbrojtës të bakterit bien dhe lejohet të funksionojë trajtimi.

Përbërësi natyral i avokados ka potencial të madh dhe ndoshta në një afat më të gjatë mund të zhvillohet në një ilaç efektiv për të luftuar stafilokokun rezistues. /ZËRI/

TË NGJAJSHME