thumbs_b_c_72a60bd79562a212463a630a23872703

Azerbajxhani dërgon ndihmë ushqimore për armenët në Karabak

Gjysmëhëna e Kuqe e Azerbajxhanit dërgoi ndihma ushqimore të përbërë nga 40 tonë miell për armenët që jetojnë në Karabak, transmeton Anadolu.

Bëhet e ditur se 2 maune me 40 tonë miell u nisën nga Bakuja për t’u dërguar për armenët që jetojnë në Khanekendi dhe zonat përreth.

Kreu i Gjysmëhënës së Kuqe të Azerbajxhanit, Novruz Aslan, në një deklaratë për gazetarët njoftoi se maunet do të përdorin rrugën Aghdam-Khankendi.

Aslan vuri theksin se kanë ndërmarrë një hap humanitar dhe se shpresojnë që ky hap do të pritet pozitivisht nga komuniteti ndërkombëtar dhe armenët në Khankendi.

Më tej Aslan tha se përveç proceseve politike janë një institucion i shoqërisë civile dhe se në rast të nevojës do të vazhdojnë ndihmat për armenët në Karabak.

Ndaj rrugës Lachin-Khankendi që përdoret për vajtje dhe ardhje në Armeni nga armenët që jetojnë në Karabak, Azerbajxhani prej disa kohësh zbaton kufizime me arsyen e hapjes së zjarrit nga Armenia ndaj rojeve kufitare dhe të transportimit ilegal të sendeve me automjetet e Organizatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq.

Kamionët e dërguar nga Armenia me pretendimin se popullata armene në Karabak “po përballet me krizë humanitare” duke treguar arsyen e mbylljes së rrugës, prej rreth një muaji janë në pritje në kufi.

Administrata e Bakusë thekson se në territoret që ajo dominon nuk do të lejojë dërgesa për të cilat nuk është biseduar më parë me të dhe propozon që për dërgesat ndaj popullatës armene në Karabak të përdoret rruga Aghdam-Khankendi.